Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës ndërhyn në Njësinë Bashkiake Nr. 8
English

Bashkia e Tiranës ndërhyn në Njësinë Bashkiake Nr. 8

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen në një pjesë të madhe të infrastrukturës, në qytetin e Tiranës, e cila është tejet e amortizuar. Me një investim prej 7.8 milionë lekësh po bëhet rikonstruksioni i 4 rrugëve që shtrihen në Njësinë Bashkiake Nr. 8, dhe konkretisht rrugëve:

“Riza Cerova”, me gjatësi 395 ml

“Thanas Ziko”, me gjatësi 243 ml

“Demir Gashi”, me gjatësi 147 ml

“Ramazan Farka”, me gjatësi 158 ml

Afati i përfundimit të punimeve në këto rrugë, të cilat u shërbejnë 5000 banorëve, është 4 muaj. Nisja e punimeve është inspektuar sot, nga Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Jorida Tabaku.

“Pas 10 vitesh, Bashkia e Tiranës kthehet në Njësinë nr. 8. Besoj se të gjithë e patë, se për 10 vite, rrugët, rrugicat e Njësisë Bashkiake nr. 8, kanë qenë pothuajse të braktisura nga investimet e Bashkisë. Sot, ne fillojmë me një investim prej 7.8 milionë lekësh të reja, në 4 rrugicat që ndodhen këtu në zemër të Tiranës, në rrugën “Riza Cerova”, “Thanas Ziko”, “Ramazan Farka” dhe “Demir Gashi”, një investim i Bashkisë i cili do i paraprijë dhe sigurisht do të jetë i integruar edhe me zhvillimet e planit urban të qytetit të Tiranës" – u shpreh znj. Tabaku.

Krahas rikonstruksionit të këtyre rrugëve, znj. Tabaku ka përmendur edhe investime të tjera, që nisin së shpejti në Njësinë Bashkiake numër 8 (ujësjellës - kanalizime, infrastrukturë rrugore etj).

"Në përfundim të kësaj jave, krahas këtij investimi për të cilin ne filluam inspektimin sot, në Njësinë Bashkiake nr. 8 do të vazhdojë edhe sistemi i ujësjellës-kanalizimeve, për rrugën e “Dibrës”, që do pasohet nga investimi në rrugën e Dibrës, një investim rreth 90 milionë lekë i Bashkisë së Tiranës, për të rehabilituar komplet rrugën kryesore të kësaj zone por njëkohësisht edhe me 8 investime të tjera, si në zonën ku ndodhemi tani por edhe në zonën rurale sipër Unazës, duke filluar me rrugën “Pandi Stillo”, shumë shpejt" - theksoi Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Tabaku.

Ndërsa ka sjellë në vëmendje nisjen e konsultimeve me qytetarët, ditën e hënë, nga njësia bashkiake numër 8, për planin urbanistik i cili do të jetë plani i zhvillimit të Tiranës, znj. Tabaku tha se së bashku me njësitë vendore, po identifikohen të gjithë zonat ku ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që qytetarët të ndiejnë në çdo pjesë të qytetit, vëmendjen e Bashkisë.

KOMENTE