Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjarpri që s'më kafshon mua, rroftë 100 vjet
English

Gjarpri që s'më kafshon mua, rroftë 100 vjet

Tregim për gjithë ata që akoma vuajnë nga virusi-okupatorë-cili-do-qoftë

Jetonin të vetëm se s'kishin fëmijë. Kishin shumë hapësirë në shtëpinë e tyre, mirëpo mbrenda zemrave të tyre ishin shumë të ngushtë! Po iu pengonte një krijesë e padëshiruar që ishte vendosur në vendin më të keq të shtëpisë së tyre - në tavan! Kjo krijesë ishte një mi! Kjo krijesë po ashtu kishte shpirt e dëshirë për të jetuar si këta dy vet mirëpo ky fakt ishte totalisht i injoruar nga ata të dy.
Miu i shkretë, deri diku e dinte, se ishte i pa dëshiruar, prandaj edhe jetonte në tavan, por jo deri në atë shkallë sa të urrehej për vdekje. Një ditë, burri dhe gruaja dalin në pazar dhe atje blejnë një pako të vetme! Kur kthehen në shtëpi, gjithmonë nën vëzhgimin e miut që shpresonte ushqim, e hapin pakon dhe për tmerrin e miut nga ajo del një kurth minjsh! Kur e sheh miu kurthin, i tmerruar del nga shtëpia duke bërtitur deri në kupë të qiellit: "Kurth minjsh brenda shtëpisë ku jetoj - kurth minjsh..." dhe takohet me pulën në oborr. Ajo aty për aty e "ngushëllon" me : "Më fal, mi i dashur por nga ai kurth unë s'kam kurfarë pasoje, prandaj, mos mu anko mua.

"Miu i shkretë vazhdon tutje dhe takohet me derrin. Ai aty për aty e "ngushëllon" me : "Më fal o mi i dashur por nuk mundem të bëj gjë tjetër veçse të lutem për ty. "Miut të shkretë i mbetet vetëm edhe një vend ku mund të ankohej dhe shkon i afrohet LOPËS, e cila, aty për aty e dërgon në rr.s. duke i thënë :"Ferrë në këmbë të shëndoshë don t'më fusësh a?! Hiqmu nga këtu, sytë mos t'i shof". Dhe ndërkohë bëhet natë dhe miu i shkretë prap se prap vendos të kthehet në shtëpi, sepse s'kishte ku të shkonte. Sapo hyn në shtëpi, kërcet dhe aktivizohet kurthi! Menjëherë, nga largësia dëgjohen hapat e zonjës së shtëpisë drejt kurthit! Ajo, pa u lodhur fare ta ndizte dritën, e kap kurthin, tani të rëndë, dhe, pak para se ta gjuante jashtë e kap një dhimbje e fortë në brendësi të trupit të saj! Në kurth s'kishte rënë miu por bishti i një gjarpëri helmues. Vrapon burri i saj t'i vijë në ndihmë! E dërgon te mjeku i cili e këshillon "supë pule" po që se ka temperaturë të lartë. Kthehen dhe mysafiri i parë që iu vjen është po ajo temperaturë e lartë. Vrapon burri përsëri, kësaj here me thikë në dorë. Koka e pulës në dorë, trupi i saj fluturon poshtë e lartë deri sa nuk i mbetet pikë shpirti aty! Përgatitet supa dhe gruaja bëhet pak më mirë. Në mëngjes, fillojnë vizitorët e shumtë dhe burri detyrohet t'ia këputë kokën edhe derrit, me mishin e të cilit do t'i gostitë mysafirët e shumtë! Të nesërmën, gruaja vdes dhe mysafirët trefishohen. Kështu që, i vjen rendi edhe LOPËS t'i këputet koka.

MËSIMI: Herën tjetër kur dikush përballet me ndonjë problem dhe të kërkon ndihmë, mos u bëj injorant duke menduar se ai problem nuk është edhe problem i yti. Mbaje në mend këtë tregim dhe kuptoje, se të gjithë jemi të rrezikuar kur njëri prej nesh rrezikohet nga PADREJTËSIA!
Përktheu dhe përshtati : Mirëdon FUSHA

KOMENTE