English

Nishani-Asadov. Projekti TAP duhet të fitojë pasi ka rëndësi ekonomike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, zotin Ogaty Asadov dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Nishani dhe Kryetari i Asamblesë së Azerbajxhanit Asadov i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira dhe shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, në mënyrë të veçantë në fushën e energjitikës.

Të dy bashkëbiseduesit e përqendruan bisedën në realizimin e projektit TAP duke shprehur besimin se ky projekt ka shumë gjasa të fitojë për shkak të rëndësisë ekonomike të tij dhe përfitimit, që kanë vendet e rajonit dhe më gjerë nga zbatimi i këtij projekti.

Kryetari i Shtetit e njohu zotin Asadov me klimën dhe kuadrin ligjor të favorshëm që ekziston në vendin tonë për mbështetjen e investimeve të huaja dhe inkurajoi investitorët nga Azerbajxhani që të investojnë në Shqipëri, në fushat e energjitikës, turizmit dhe infrastrukturës.

KOMENTE