Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajzat mund të zgjedhin djem me qera në supermarket
English

Vajzat mund të zgjedhin djem me qera në "supermarket"

Për herë të parë në kryeqytetin francez në Paris është hapur "një supermarket" për djem, ku vajzat mund të zgjedhin djemtë me dëshirë, sipas preferencave të tyre duke i marrë me qera.

Vizitorët e faqes së internetit Un Mec.fr (adopto një djalë)i kishin kërkuar drejtuesve që të hapnin edhe dyqan si një lloj supermarketi ku djemtë të ekspozoheshin dhe të përzgjidheshin nga vajzat.

Dhe drejtuesit e realizuan këtë dëshirë duke riskuar në hapjen e një supermareti të këtij lloji.
Drejtori i faqes së marketingut, Thomas Pawlowski, tha: "Për herë të parë vajzat mund të zgjedhin djem dhe t'i vendosin ata në shportën e tyre tregtare.

Ne jemi duke lënë Parisin më 21 shtator dhe do të shkojmë në Bruksel, Lausanne, Tuluzë dhe Lion, shprehet Thomas Pawlowski.

Faqja ka rreth 600.000 anëtarë aktivë, 30 të punësuar dhe kishte një qarkullim prej 9.4 milion euro vitin e kaluar. Gratë mund të regjistrohen në faqe pa pagesë ndërsa djemtë duhet të paguajnë 30 euro në muaj.

KOMENTE