Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burg për jetë kush do të hakmerret mbi policinë, shprehet Berisha
English

Burg për jetë kush do të hakmerret mbi policinë, shprehet Berisha

Kryeministri Berisha kërkoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave hartimin e ndryshimeve ligjore të cilat të përcaktojnë dënimin maksimal të parashikuar, ndaj çdo individi i cili kryen krimin e vrasjes ndaj anëtarëve të efektivave të policisë.

Duke marrë shkas nga akti i fundit kriminal i vrasjes së Shefit të Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, kryeministri u shpreh se ndryshimet e domosdoshme ligjore në këtë drejtim janë një mbështetje e madhe që policia e shtetit meriton dhe shprehu besimin e konsensusit të opozitës në këtë pikë.

Duke vlerësuar punën e policisë në drejtim të zbulimit të krimeve, si dhe të organeve të drejtësisë për dënimin e fajtorëve, kryeministri tha se megjithatë rastet e kompromentimit të thellë të këtyre institucioneve nga segmente të inkriminuara të politikës janë realitet dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar nga ligji.

Gjithashtu, Kryeministri kërkoi hartimin e ndryshimeve ligjore të cilat do të përcaktojnë ndëshkimin maksimal për vrasjen për hakmarrje.

“Nuk shkohet përpara me këtë trashëgimi thellësisht negative. Sot ata të cilët vrasin për hakmarrje dëshmojnë se udhëhiqen nga demonët e urrejtjes, egërsisë njerëzore. Prita që vrau vajzën në Dukagjin ishte pritë ndaj një shoqërie të lirë, ndaj dhe unë besoj se në këtë rast, si vend na takon që të kemi një dënim më të veçantë se të tjerët.”, u shpreh kryeministri.

KOMENTE