Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeta e policit peshkatar shpëtohet nga peshkaqeni
English

Jeta e policit peshkatar shpëtohet nga peshkaqeni

Peshkatari nga Kiribati dhe babai i gjashtë fëmijëve i cili kaloi rreth tre muaj e gjysmë në mëshirë të fatit në det, në një varkë prej druri është ndihmuar nga një peshkaqen për të shpëtuar jetën e tij.

Toakai Teitoi qëndroi në Paqësor për 15 javë përpara se ai të shpëtohej nga një anije peshkimi në Ishujt Marshall javën e kaluar. Peshkatari ka deklaruar pasi qe një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë i cili i shpëtoi jetën.

Teitoi tha se ai ishte zgjuar në pasditen e 11 shtatorit kur peshkaqeni e kishte erdhur te barka dhe i binte me hundë asaj.

"Ai po më udhëzonte mua në një anije peshkimi. Arrita të bëja me dorë në drejtim të peshkarrexheës e cila po kërkonte me dylbi në oqean. Pasi anija më fokusoi mua peshkaqeni u largua larg duke notuar.", është shprehur Teitoi.

Sipas Sun Herald të Australisë, problemet me Teitoi filluan në kryeqytetin e Kiribati, Tarawa në fund të majit, ku peshkatari ishte duke marrë pjesë në një ceremoni gjatë së cilës ai u betua si një polic.

Pas ceremonisë, Teitoi dhe kunati i tij 52-vjeçar u nisën në një udhëtim prej dy orësh në oqean për në shtëpinë e tyre Maiana. Por ata ranë në gjumë gjatë udhëtimit dhe kur u zgjuan e gjetën veten larg brigjeve dhe se karburanti kishte mbaruar.

"Ne kemi pasur ushqim, por problemi ishte ne nuk kishim asgjë për të pirë", shpjegoi Teitoi , sipas Diellit.
Teitoi arriti të mbijetojë nga ngrënia e peshkut dhe shiut që kishte arritur të mblidhte dhe pinte. Ndërsa kunati i tij vdiq nga dehidrimi më 4 korrik.

Teitoi thotë se ditët e tij të lundrimit ishin një ferr. "Unë kurrë nuk do të shkoj me anije përsëri. Unë do të marr aeroplan", tha ai .

KOMENTE