English

Mesodije Halluni, humb jetën në avionin e linjës Belle Air

Pasditen e djeshme të datës 18 shtator 2012, ka humbur jetën në avionin e Belle Air, Mesodije Halluni, 74 vjeç nga qyteti i Shkodrës.

Ajo kishte blerë një biletë në business class të cilën mundi ta përdorte vetëm për të hipur në avion.
Mesodija ishte nisur për në Itali për të vizituar dy vajzat e saj kur sapo kishte hipur në avion ishte ndjerë keq. Menjëherë i ka kërkuar ndihmë stjuardesës duke i thënë se po i therr zemra. Stjuardesa e pa gjëndjen e rënduar nga ngjyra e verdhë e fytyrës, por fillimisht dyshuan se ishte prej lodhjes së ngjitjes së shkallëve të avionit, Në pak minuta gjëndja u përkeqësua shumë më tepër.
U lajmërua menjëherë ambulanca, e cila erdhi menjëherë, por ishte vonë pasi Mesodija kishte ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak, por autopsia pritet të bëhet sot në ambjentet e QSUT-së për të mësuar të vërtetën e kësaj vdekje të papritur.

Mesodije Halluni jetonte në Shkodër me një nga 3 vajzat e saj dhe shkonte shpesh në Itali për të vizituar 2 vajzat e tjera të cilat jetojnë atje.

KOMENTE