Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO, pakëson operacionet e përbashkëta me forcat afgane
English

NATO, pakëson operacionet e përbashkëta me forcat afgane

Vendimi i NATO-s për të pakësuar operacionet e përbashkëta me forcat afgane të sigurisë është një "masë e matur dhe e përkohshme", ka thënë sekretari i përgjithshëm i saj.

Duke folur në Bruksel, Anders Fogh Rasmusen tha se strategjia e Forcës së Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare (ISAF) "mbetet e njëjtë".

Masa e NATO-s pason një varg të sulmeve ndaj trupave të ISAF-it nga personeli afgan, apo njerëz të veshur me uniforma afgane.

Sulmet e tilla kanë vrarë 51 ushtarë të NATO-s këtë vit, vetëm në gusht 15.

ISAF tha se që nga e diela, të gjitha operacionet nën nivel batalioni dhe operacionet e mëdha - që përfshijn disa qindra trupa - po gjykohen mbi bazën rast-për-rast dhe kanë nevojë për miratim nga një komandant i lartë rajonal.

Z. Rasmussen tha se ISAF dhe ushtarët afganë "do të vazhdojnë të veprojnë së bashku", dhe përsëriti deklaratën e NATO-s që masat e marra "janë të kujdesshme dhe të përkohshme në përgjigje të situatës së tanishme".

"Ne kemi thënë se të gjithë ne, së bashku, do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të minimizuar rrezikun për trupat tanë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë," tha ai.
Qëllimi është i pandryshuar, strategjia mbetet e njëjtë dhe afati kohor mbetet e njëjtë."

KOMENTE