English

Vëllai 75 vjeç plagos vëllanë me armë zjarri

Në fshatin Theth në komunën e Shalës në Dukagjin, në rrethin e Shkodrës, policia ka prnagosur 75 vjeçarin Martin Pisha, pasi për motive të dobëta ai ka plagosur vëllanë e tij Kolë Pisha, 66 vjeç, me armë zjarri në këmbë.

I moshuari 75 vjeçar është dënuar edhe më parë për vjedhje dhe si duket nuk e pati problem të qëllonte dhe mbi vëllain i cili pas marrjes së ndihmës në spitalin e Shkodrës është transferuar në spitalin Ushtarak Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

KOMENTE