Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
English

Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave sot miratoi disa vendime dhe projektligje mjaft të rëndësishme. Për të gjithë ata që janë të interesuar sidomos ata që preken nga shpronësimet e ndërtimit të linjës së energjisë Tiranë-Podgoricë, ligjet jepen më poshtë:

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1301, DATË 29.12.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 400 KV TIRANË - PODGORICË, NË QARKUN E SHKODRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.1 301, datë 29.12.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqe të përgjithshme prej 9 460 (nëntë mijë katërqind e gjashtëdhjetë) m², tokë bujqësore, shtëpi, arë dhe ullishte, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 78 497 611 (shtatëdhjetë e tetë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë) lekë.”.

2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Fondi prej 78 497 611 (shtatëdhjetë e tetë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëmbëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e OST, sh.a.-së.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


***
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS QELËZ, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8 744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Qelëz, të qarkut të Shkodrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Qelëz, të qarkut të Shkodrës, miratuar me vendimin nr.1 177, datë 28.8.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Qelëz, të qarkut të Shkodrës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Qelëz, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
V E N D I M


PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.23, DATË 20.1.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE BËRTHAMORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.10 314, datë 16.9.2010, “Për ratifikimin e protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.23, datë 20.1.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në fund të pikës 3 bëhen këto shtesa:

“ - inspekton dhe verifikon gjendjen dhe inventarin e raportuar nga përdoruesit dhe zotëruesit e lëndëve e të materialeve, të parashikuara në protokollin shtesë dhe në vetë marrëveshjen e garancive;
- harton raportet për materialet e sipërpërmendura dhe përdorimin paqësor të energjisë dhe teknologjisë bërthamore;
- informon në vazhdimësi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për gjithçka dhe sa herë është parashikuar në protokollin shtesë të marrëveshjes së garancive.”.


2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. AKOB-ja, për të realizuar misionin dhe objektivat e saj, si dhe për plotësimin e detyrimeve institucionale, që rrjedhin nga protokolli shtesë i marrëveshjes së garancive, bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë ndërmjet institucioneve të ndryshme të vendit, publike dhe/ose private, të grupeve të interesit, vendase dhe/ose të huaja, dhe, konkretisht, me:

- Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar;
- Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimi;
- Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA);
- struktura të ngjashme të vendeve të ndryshme të rajonit dhe të botës;
- universitete dhe institucione kërkimore, në fushat që mbulon dhe përfshin programi kombëtar bërthamor;
- institucione jofitimprurëse e donatorë të ndryshëm, vendas dhe/ose të huaj, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi;
- institucionet, publike e private, përdoruese dhe zotëruese të lëndëve e materialeve, të parashikuara në protokollin shtesë dhe në vetë marrëveshjen e garancive.”.

3. Përdoruesit e zotëruesit e lëndëve e të materialeve, të parashikuara në protokollin shtesë dhe në vetë marrëveshjen e garancive, krijojnë kushtet dhe mundësitë për inspektim dhe verifikim, sa herë që të lindë nevoja.

4. Efektet financiare përballohen nga Agjencia Kombëtare Bërthamore.

5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia Kombëtare Bërthamore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES TË TË NDJERIT, ADEM HAXHI TAHIRAJ, ISH - PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT, VRARË NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit, Adem Haxhi Tahiraj, ish - punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF 012148, TË FONDIT TË MIRËBESIMIT TË SHUMË DHURUESVE, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E KËTIJ FONDI, PËR FINANCIMIN E FAZËS SË DYTË TË MBËSHTETJES PËR ZBATIMIN E NISMËS PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE NË SHQIPËRI (EITI)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr.TF 012148, të Fondit të Mirëbesimit të Shumë Dhuruesve, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administratore e këtij Fondi, për financimin e fazës së dytë të mbështetjes për zbatimin e nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse në Shqipëri (EITI), nëpërmjet një granti prej 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) USD, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.760, DATË 1.9.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË PRONËSISË INTELEKTUALE DHE INDUSTRIALE, 2010-2015”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Në paragrafin e parë, të kreut IV, “Llogaridhënia dhe monitorimi”, të tekstit “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale, 2010-2015”, që i bashkëlidhet vendimit nr.760, datë 1.9.2010, të Këshillit të Ministrave, pas fjalëve “...kryetari i Këshillit të Radios dhe Televizionit...” të shtohen “…si dhe inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror...”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR


EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.2.2012, PËR ÇËSHTJEN NR.20134/05, “ALIMUÇAJ KUNDËR SHQIPЁRISЁ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 19.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.2.2012, për çështjen nr.20134/05, “Alimuçaj kundër Shqipёrisё”, në shumën 8000 (tetë mijë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.

2. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z.Vehbi Alimuçaj, dhe të konvertohet në lekë, me kursin e këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z. Vehbi Alimuçaj, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda datës 9.10.2012.

Në rast mospagimi brenda këtij afati, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huasë së Bankës Qendrore Europiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.

5. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
V E N D I M



PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 6.3.2012, PËR ÇËSHTJEN NR.11006/06, “CANI KUNDËR SHQIPЁRISЁ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 19.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 6.3.2012, për çështjen nr.11006/06, “Cani kundër Shqipёrisё”, në shumën 6 700 (gjashtë mijë e shtatëqind) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.

2. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave.

3. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

4. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Besnik Cani, dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

5. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 4, të këtij, vendimi, në favor të ankuesit, z. Besnik Cani, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.

6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
V E N D I M


PËR

DHURIMIN E NJË SASIE ARMATIMI, KONTRIBUT I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR NGRITJEN E MUZEUT TË LUFTËS SË UÇK-SË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhurimin qeverisë së Republikës së Kosovës të një sasie armatimi jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i qeverisë shqiptare, me qëllim ngritjen e Muzeut të Luftës së UÇK-së.

2. Lloji dhe sasia e armatimit që do të dhurohet është sipas listës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M

PËR


KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL”, ME KOHË TË PJESSHME, PËR VITIN AKADEMIK 2012 - 2013


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, të ligjit nr.10 289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, dhe të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për vitin 2012 - 2013, të jenë 4 665, të ndara, si më poshtë vijon:


a) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master profesional”, me kohë të pjesshme, për
kandidatët brenda territorit të vendit 4 075;
b) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët
shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit 200;
c) Kuotat për transferimin e studimeve 100;
ç) Kuotat për program të dytë studimi 100;
d) Kuotat për shtetas të huaj 50;
dh) Kuotat për personat që nuk shikojnë 20;
e) Kuotat për romët dhe ballkano - egjiptianët 20;
ë) Kuotat për ish - të përndjekurit politikë 100.

2. Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të arsimit të lartë, pasqyrohen në tabelën nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, të cilat ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit nga: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pasqyrohen në tabelën nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke marrë parasysh edhe kërkesat e IAL-ve publike.

4. Kuotat e pranimeve për transferimin e studimeve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, dhe kuotat për program të dytë studimi, të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë. Kriteret për transferim përcaktohen nga institucionet publike të arsimit të lartë dhe bëhen publike paraprakisht.

5. Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “d”, të pikës 1, të këtij vendimi, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas marrëveshjeve dy- apo shumëpalëshe ndërmjet vendeve.

6. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, për kandidatët me statusin e personave që nuk shikojnë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Shoqata Kombëtare e të Verbërve.

7. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës “e”, të pikës 1, të këtij vendimi, për romët dhe ballkano - egjiptianët, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga shoqatat kombëtare respektive të romëve dhe ballkano - egjiptianëve.

8. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës “ë”, të pikës 1, të këtij vendimi, për ish - të përndjekurit politikë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë.

9. Çdo program studimi i ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, funksionon në vitin e parë për vitin akademik 2012 - 2013, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë.

10. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe i bëjnë publike paraprakisht.

11. Tarifat e përgjithshme të shkollimit, si dhe ato për çdo kredit, për studentët që regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2012 - 2013, përcaktohen në tabelën 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

Pagesa e tarifës bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë. Studentët, të cilët nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, paguajnë vetëm tarifën për kredit të lëndëve të prapambetura.

12. Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë, “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2012 - 2013, dhe që u përkasin shtresave sociale, si: persona që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, invalidë, invalidë të punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijë që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë romë, ballkano - egjiptianë apo fëmijë të policëve dhe ushtarakëve e rënë për shkak të detyrës, si dhe të ish - të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën 50% të tarifës së shkollimit.

13. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje ndërshtetërore është parashikuar ndryshe.

14. Studentët, që përfitojnë nga kuotat e përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, i nënshtrohen tarifës së shkollimit të programit përkatës të studimit, në të cilin do të vazhdojnë studimet.

15. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë.

16. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NË MARRËVESHJEN E KREDISË PËR ZHVILLIM, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “SHPËRNDARJA E SHËRBIMEVE SOCIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese në marrëveshjen e kredisë për zhvillim, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e projektit “Shpërndarja e shërbimeve sociale”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHYESE NË MARRËVESHJEN E HUASË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN SHTESË TË PROJEKTIT “OFRIMI I SHËRBIMEVE SOCIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin shtesë të projektit “Ofrimi i shërbimeve sociale”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR


DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE PREJ 371.41m2 , NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, QENDRËS “PROTIK”, TIRANË



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 901 e vijues të Kodit Civil, të nenit 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Dhënien në përdorim, pa shpërblim, të sipërfaqes prej 371.41 m2, në përgjegjësi administrimi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, qendrës “PROTIK”, Tiranë, për një afat prej 5 (pesë) vitesh, sipas planimetrisë dhe planvendosjes të paraqitur në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Autorizohet ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit që të lidhë aktmarrëveshjen përkatëse me qendrën “PROTIK”, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Ngarkohet Kryeministria dhe ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

KOMENTE