Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi “Agrobiznes e Turizëm 2012 . Bujqësia dhe turizmi,degët kryesore të ekonomisë shqiptare
English

Panairi “Agrobiznes e Turizëm 2012". Bujqësia dhe turizmi,degët kryesore të ekonomisë shqiptare

Kryeministri Berisha tha sot, se bujqësia dhe turizmit janë degë kryesore të ekonomisë shqiptare, me potenciale të mëdha zhvillimi. Qeveria ka ndërmarrë një sërë politikash mbështetëse dhe programesh zhvillimi të bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë agropërpunuese, si dhe garanton mbështetje të vazhdueshme për rritjen e prodhimit bujqësor.

Këto komente, Kryeministri Berisha i bëri në hapje të Panairit Kombëtar “Agrobiznes e Turizëm 2012”, ku mbi 120 biznese shqiptare nga fusha e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit dhe turizmit prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre. Ky është panairi i parë i këtij lloji, që vjen si bashkëpunim i dy sektorëve, bujqësisë dhe turizmit. Kryeministri përshëndeti konceptimin e panairit si gërshetim i agrobiznesit me turizmin, si “dy realitete të lidhura ngushtë, aq sa është njeriu, me shijet e tij”.

“Ne besojmë se me mbështetjen merituar, me aplikimin e metodave më moderne e shkencore, prodhimi bujqësor mund të dhjetëfishohet e në këtë mënyrë, bujqësia të shndërrohet në një gjenerator të fuqishëm të krijimit të vendeve të punës, agrobiznesi të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare”, - tha Kryeministri në ceremoninë e hapjes së panairit, ndërsa garantoi se krahas ndërtimit të infrastrukturës rurale në të gjithë territorin e vendit, qeveria është e vendosur të rrisë mbështetjen për prodhimin bujqësor, me përqendrim të veçantë në frutikulturë.

Duke vizituar stendat e panairit, Kryeministri Berisha vlerësoi veçanërisht produktet tradicionale të rajoneve të ndryshme të vendit, në gastronomi, në prodhimet më të mira bujqësore dhe blegtorale, duke i konsideruar ato produktet “më të shijshme”, me të cilat Shqipëria mund të konkurrojë denjësisht në tregjet europiane. Kryeministri tha më tej se përpjekje serioze janë bërë edhe në sektorin e agroindustrisë.

Një stendë tjetër, e cila tërhoqi vëmendjen e Kryeministrit ishte prezantimi i kompanive të teknologjisë së informacionit të lidhura kryesisht me sektorin e turizmit dhe të teknologjive të avancuara në ndërtim, si sistemet e energjisë diellore, për efiçiencën e energjisë veçanërisht në hoteleri. Kryeministri Berisha nënvizoi se aplikimi i teknologjisë së informacionit dhe i teknologjive të avancuara në ndërtim dhe mekanikën bujqësore është i një rëndësie themelore për modernizimin dhe rritjen e shpejtë e të qëndrueshme të këtyre sektorëve.

KOMENTE