English

4 vjeçari sulmohet seksualisht në supermarket

Policia ka apeluar për ndihmë nga publiku, pasi një djalë 4 vjeçar pësoi një sulm seksual në supermarketin Clydebank në West Dunbartonshire, Skoci.

Oficerët u thirrën në dyqanin Asda rreth rës 13:55 të martën pas një raporti të një sulmi seksual mbi një fëmijë.

Përfaqësuesja e policisë Strathclyde tha se hetimi do të jetë në vazhdim.

Policia po patrullon gjithë zonën për këtë veprim tepër të turpshëm dhe të dhimbshëm për një foshnjë.

Ajo tha: "Unë do të kërkoj të gjithë ata që mund të kenë qenë në supermarket në atë kohë, ose çdonjërin i cili shkon në dyqan apo zonën përreth për të vendosur kontakt."

KOMENTE