English

53 vjeçari vesh plot 302 palë mbathje. Rekord botëror

Njerëzit janë aq praktikë sa dëshirojnë të lënë gjurmë në jetën që jetojnë. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, mjafton të jenë të tilla sa të mos lëndojnë të tjerët.

Babai 53 vjeçar i vetëquajtur 'Pantsman'me emrin e vërtetë Gary Craig, nga Whitburn, South Tyneside, ka vendosur të thyejë rekordin botëror duke u futur në librin e rekordeve Gines, pasi veshi plot 302 mbathje.

Ai kishte tentuar dhe më parë për tu futur në Gines duke veshur pantallona, por ai qe thyer nga një tjetër kandidate femër.

Këtë herë çdo veshje e tij është filmuar dhe video është dërguar në Gines, ku ai do të presë konfirmimin se e ka fituar këtë garë.

KOMENTE