Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri
English

Berisha takon drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti dje në takim Ambasadorin e SHBA-ve zotin Aleksandër Arvizu, i cili i prezantoi kryeministrit Drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri zotin Jim Barnhart.

Kryeministri i uroi zotit Barnhart suksese në detyrën e re dhe vlerësoi kontributin e madh që USAID ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme ndër vite në Shqipëri . Në mënyrë të veçantë kryeministri u ndal te mbështetja që USAID po i jep së fundmi agrobiznesit duke e cilësuar këtë të fundit si një fushë ku potencialet e Shqipërisë për rritje janë shumë të mëdha. Kryeministri nënvizoi se pas investimeve në infrastrukturë fokusi i investimeve të qeverisë do të drejtohet mbi bujqësinë.

Kryeministri theksoi se qeveria me programin e saj intensivë të investimeve në infrastrukturë në mënyrë të veçantë në zonat rurale, në mënyrë indirekte ndikon në zhvillimin e sektorit bujqësor duke e afruar atë me tregun. Drejtori i ri i USAID u shpreh se, eksperienca botërore tregon që mungesa e infrastrukturës rrugore është një nga pengesat kryesore për bujqësinë e për rrjedhojë investimet që po bën qeveria shqiptare do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit.

Kryeministri Berisha çmoi bashkëpunimin, mbështetjen dhe kontributin e USAID në një numër projektesh për rritjen e transparencës në qeverisje, thjeshtimin e procedurave administrative dhe dixhitalizimin e këtyre proceseve, projekte këto që kanë patur një rol themelor në luftën kundër korrupsionit në vend, rritjen e madhe të transparencës në qeverisje dhe përmirësimin e klimës së biznesit të tilla si prokurimi elektronik, regjistrimi i bizneseve etj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar më tej me USAID në drejtim të dixhitalizimit dhe përmirësimit të sektorëve të ndryshëm të administratës publike. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet madhor i qeverisë dhe reforma që çojnë ë transparencën e qeverisjes janë instrumente të rëndësishme dhe efikasë në këtë luftë.

KOMENTE