English

Ministria e Bujqësisë mashtron fshatarët shqiptarë. 400 mijë USD reklamë zgjedhore, shprehet Shalsi

Ministria e Bujqësisë është në vështirësi fondesh kur bëhet fjalë për të ndihmuar fshatin, që e ka lënë në ditë të hallit, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për t’i dhënë paratë e taksapaguesve për të ushqyer një televizion që i shkon pas oreksit të qeverisë dhe kryeministrit. Ky institucion ka harxhuar para për reklama qeveritare të pakuptimta dhe të panevojshme veçanërisht në vite elektorale.

Partia Socialiste ka vijuar dje denconcimin e skandalit të reklamave qeveritare duke bërë publike shifrat e shpenzuara për mediat pranë qeverisë nga një tjetër dikaster i rëndësishëm, siç është Ministria e Bujqësisë.

Deputeti Eduard Shalsi është shprehur gjatë një konference për shtyp se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë vetëm në vitet 2009 dhe 2011, me motivacionin qesharak “për të bërë të njohura zhvillimet e tre viteve të fundit në bujqësi dhe investimet në fshatin shqiptar”.

Për deputetin Socialist është skandaloze që këto shpenzime janë bërë në një kohë kur qeveria dhe ministria e Bujqësisë i mashtroi fshatarët për rimbursimin me 6% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore, i mashtroi për shitjen e karburantit karburantin me 40 lek për litër dhe kur infrastruktura e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet është lënë në mëshirë të fatit.
Edhe kësaj radhe paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përfituar nga kompania “Promo shpk”, por edhe një tjetër kompani, e quajtur “Cover Media”

KOMENTE