Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla e mesme “Janaq Kilica”. Berisha pret shiritin
English

Shkolla e mesme “Janaq Kilica”. Berisha pret shiritin

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë dje në përurimin e shkollës së mesme “Janaq Kilica” të këtij qyteti. Shkolla e re, e cila shënon standardet më të larta të një institucioni mësimor modern e bashkëkohor, e pajiur me kabinete e laboratorë, përbën një investim prej 187 milion lekë, me një kapacitet prej 1200 nxënësish.

Në këtë vizitë të tij, Kryeministri u prit nga nxënës të shkollës, stafi pedagogjik i saj, prindër të mbledhur me këtë rast, të cilët i uroi për shkollën e re, me premtimin se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet për ta ngritur arsimin e brezit të ri në nivele edhe më të larta.

Duke përgëzuar për bashkëpunimin frytdhënës mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore në qarkun e Fierit, kryeministri u shpreh se në sajë të këtij mirëkuptimi në këtë qytet janë ndërtuar dhe rindërtuar nga viti 2006 e deri më sot 56 objekte shkollore, nga të cilat 16 shkolla të reja. Kryeministri theksoi se gjatë këtyre viteve qeverisje janë ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe garantoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës çdo shkollë, duke përfshirë edhe ato në largësitë më të mëdha të territorit të këtij vendit, do të ketë ketë standardet më të mira evropiane.

Duke theksuar se për qeverinë arsimi është “leva e Arkimedit” e cila do të bëjë realitet ëndrrën “Shqipëria vend i zhvilluar”, kryeministri tha Shqipëria do të mund të jetë e tillë vetëm si Shqipëri e mendjes, e dijes, e shpikjes dhe e novacionit.

Kryeministri përmendi se në qytetin e Fierit janë investuar 700 milion euro, me të cilat janë rindërtuar 750 km rrugë kombëtare, dytësore e rurale, 68 qendra shëndetsore, 78 ujësjellësa dhe 67 shkolla, si dhe janë subvensionuar fermerët për 1400 ha ullinj e dru frutorë, është siguruar vaditja për 1500 ha, ndërsa në sistemin e energjisë eklektike dhe të hidrokarbureve janë investuar rreth 250 milion euro.

Me premtimin se qeveria do të bëjë gjithçka që brezi i ri të ngrihet në nivelet më të larta të dijes, kryeministri tha se nuk mund të ketë dhuratë më të bukur për nxënësit në vitin e 100 vjetorit të pavarëisë sesa shkollat e reja e moderne.

KOMENTE