English

Djali vdes pasi e ëma e godet në kokë me një furçë flokësh

Një dokumentar i ri ka zbuluar historinë e habitshme por të vërtetë të jetës së një gruaje që dëshmoi gënjeshtrën e saj për vrasje, por u gjet e pafajshme për shkak se obeziteti saj nuk mund të ketë lejuar atë për të kryer krimin.

Në mars 2008, Texan, Mayra Rosales, 31 vjeç, i tha oficerëve të policisë se ajo kishte vrarë nipin e saj dy-vjeçar, Eliseo JR, aksidentalisht duke e goditur me krahun e saj ndërsa bënte punën si babysiter.

Mayra e sajoi historinë e saj që të jetë e besueshme, por mjekët zbuluan se djali ka vdekur nga një goditje në kokë, pasi ajo rëndon gjysmë ton, dhe nuk ka mundësi të lëvizë, ishte argumenti kryesor i avokatit të saj.

Pas kësaj ajo vendosi të tregojë historinë e vërtetë.

Motra e saj Jaime, duke patur dy fëmijë, djali që ishte më i vogël nuk donte të hante dhe ajo për ta frikësuar, që të hante ushqimin, merr një furçë flokësh dhe e gjuan në kokë. Më pas e merr e mbledh me batanije dhe e çon në krevat për të fjetur. Pastaj ajo doli jashtë duke i lënë fëmijët me Mayra. Po atë ditë djali kishte probleme me frymëmarrjen dhe kur shkoi në spital me djalin për ta vizituar,(më pas me një hematomë në kokë që çoi në vdekjen e djalit) motra e saj i kërkoi në telefon Mayran që të thoshte se ajo (Mayra) e kishte goditur padashje djalin, pasi në të kundërt policia do të merrte fëmijët dhe e motra nuk do t'i shihte me.
Me keqardhje Mayra pranoi që të sajonte "krimin" që kurrë nuk e kishte bërë.
"E bëra për motrën se e doja, dhe nuk doja që policia të merrte dhe fëmijën tjetër", shprehet Mayra.

Por disa kohë më vonë avokati i saj insistoi dhe arriti të detyronte Mayran të tregonte të vërtetën.

Tani Jaime, nënë e dy fëmijëve pas një gjykimi u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Mayra e përkeqësuar nga stresi dhe obeziteti i saj, ndodhet nën kontrollin mjekësor.

KOMENTE