Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mëhilli përmes deklaratës për shtyp i përgjigjet akuzave nga Edi Rama
English

Mëhilli përmes deklaratës për shtyp i përgjigjet akuzave nga Edi Rama

Këto ditë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, është rikthyer te politika e bllokimit, por dhe e bllofeve dhe e trillimeve si alternativë kryesore e tij.

Kështu ai me gojën e Shalsit, ka disa ditë me radhë që dizinformon qytetarët mbi përmbushjen e detyrimit Kushtetues e ligjor të qeverisë për informimin e qytetarëve shqiptarë, për të gjithë veprimtaritë e saj dhe proceset madhore të vendit.

Kreu i Partisë Socialiste, i cili nga viti 2006 deri ne vitin 2011 si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të gjitha reklamat, njoftimet televizive dhe ato në mediat e shkruara të vendit në tërësinë e rasteve ja u dhuroi vetëm 1 televizioni kombëtar dhe 2 televizioneve lokale që ai kontrollonte, përkatësisht Top Channel, News 24 dhe Vizion + si dhe 3 gazetave të tij gazetës Shekulli, Gazetës Shqiptare dhe Shqip, madje shpesh duke shkelur rregullat e prokurimit publik, bërtet tani se qeveria në shpërndarjen e reklamave dhe njoftimeve paska favorizuar disa media të caktuara dhe diskriminuar të tjera.

Jam këtu për të informuar qytetarët shqiptarë, se me porosi të Kryeministrit ,në të gjitha fushatat informuese të këtij institucioni gjithçka është bërë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike dhe se spotet televizive u janë shpërndarë 3 televizioneve kombëtare TVSH, TV Klan dhe Top Channel , kurse njoftimet në mediat e shkruara janë shpërndarë në të gjitha mediat pa asnjë dallim. Qeveria shqiptare është kufizuar në këtë shpërndarje me 3 mediat kombëtare për shkak të fondeve duke kujtuar këtu se ka shpenzuar për veprimtaritë informuese ,4 deri në 7 herë më pak se çdo qeveri e rajonit e më gjerë.

Në rast se zoti Rama për 5 vjet me radhë përjashtoi nga fushatat informuese të bashkisë së Tiranës të gjitha mediat që ai nuk i kontrollonte, Këshilli i Ministrave nuk e ka bërë këtë në as edhe një rast të vetëm, madje ka treguar mirëkuptim si në rastin e televizionit Top Channel, i cili jo gjithnjë ka qenë i gatshëm të transmetojë në kohën dhe shpeshtësinë e kërkuar spotet televizive të qeverisë, por ka preferuar të ofrojë kohën që ky televizion në përputhje me programacionin e vet e kishte më të mundshme.

Theksoj gjithashtu se të gjitha mediat që kanë transmetuar fushatat informuese të qeverisë janë paguar në përputhje me kohën dhe shpeshtësinë që kanë marrë përsipër për ti transmetuar ato.

Jam sot këtu për ti kërkuar zotit Rama të heqë dorë nga bllofet dhe trillimet e tij. Tu shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse ai në dhjetëra e dhjetëra veprimtari informative të Bashkisë së Tiranës përjashtoi të gjitha mediat e tjera përveç mediave që përmenda më sipër.

Qëndrimi përjashtues ndaj shumicës së mediave të vendit përbën një dëshmi të intolerancës së tij, por dhe të abuzivitetit të pakufizuar me ligjet dhe paratë e qytetarëve të Tiranës.

Qeveria shqiptare siç ka realizuar me sukses fushatat informuese si në rastin e liberalizimit të vizave apo proceseve të tjera madhore të vendit, do të vazhdojë më tej duke garantuar mediat se pavarësisht nga orientimi i tyre, ato nuk janë diskriminuar e as nuk do të diskriminohen, siç ka bërë ish kryetari i Bashkisë Edi Rama.

KOMENTE