English

3 pedofilë përdhunonin vajza nën 12 vjeç. Zbulohen dhe arrestohen nga policia

Policia britanike ka zbuluar dhe arrestuar një rrjet pedofilësh të moshave mbi 40 vjeç, të cilët kishin përdhunuar një numër vajzash shkolle të moshës nën 12 vjeç.

Operacioni ishte mjaft delikat dhe tepër sekret, sa policët duhej të bëheshin pjesë e këtij rrjeti dhe deri në momentin që policët arritën të shkonin te shtëpia ku zhvilloheshin këto dhunime duke lënë takime me pedofilët dhe vajzat, ata i hodhën prangat.

Grupi përbëhej nga :Nicholas Cordery, 63 vjeç, një fermer delesh dhe që u burgos për 11 vjet

Peter Malpas, 47 vjeç, agjent informacioni, u burgos për 11.5 vjet

Anthony Flack, 54 vjeç, menaxher i bankës HSBC, u burgos për 10 vjet

Gjykata dha dënimin pasi i raportoi të gjitha dhunimet seksuale, dhe imazhet e ndryshme të regjistruara në shtëpinë që përdorej për këto dhunime seksuale, ku gjithashtu policia kishte gjetur dhe mjaft lodra të ndryshme për moshë fëmijësh që i përdornin për të gënjyer.

KOMENTE