English

Tirana është Jeruzalemi i dytë për rajonin, për Europën dhe për botën-shprehet Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka përshëndetur “Tirana Fest”.

Ai tha se Bashkia e Tiranës e mbështet “Tirana Fest”, sepse mbështet vlerat që përçon, shpresën, dashurinë dhe besimin. Nisur nga vlerat që mbart ky qytet e mbi të gjitha tradita e harmonisë, respektit dhe dashurisë që përçon në shekuj, z. Basha e ka cilësuar Tiranën, si Jeruzalemin e dytë të rajonit të Europës dhe botës.

"Ky është qyteti i katedrales të Shën Palit dhe kishave Ëngjëllore, i katedrales Ortodokse dhe Xhamisë së Et’hem Beut dhe së shpejti do të jetë dhe qyteti i një Sinagoge, ky pra është edhe Jeruzalemi ynë dhe në traditën e harmonisë, respektit dhe dashurisë për njëri tjetrin, Tirana është Jeruzalemi i dytë për rajonin, për Europën dhe për botën” - u shpreh Kreu i Bashkisë së Tiranës.

KOMENTE