English

Transformoni makinën tuaj për udhëtime në dimër, vetëm për 10 mijë euro

Dimri po vjen dhe dëbora përsëri do të jetë një pengesë për të udhëtuar me makinë.

Por shoferët e ndryshëm në botë mendojnë se si të gjejnë mënyra lehtësuese dhe më pak të rrezikshme për të bërë udhëtimin e tyre me mjete më të lehtë.

Foto në krah paraqesin mjetet ku në vitin 1925 kanë qënë në ballë të udhëtimit me dëborë.
Shpikësi Virgil D White, transformoi makinën në një mjet që ngjante më shumë me një traktor që lëronte tokën.

Në atë vit një transformim i tillë shitej për 400 dollarë ndërsa tani pritet të shitet për 10 mijë dollarë.
Model T Ford të makinave motorike pajisur me kit e 'Flyer Snow' u bënë mjaft të përdorshme dhe tepër ndihmëse edhe për mjekësinë të cilët shkonin për vizita mjekësore në zona të thella dhe me dëborë.

Përsëri kërkesat për këto lloj makinash "transformimi" janë në rritje.

KOMENTE