Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha fton kryeministrin egjiptian në Shqipëri
English

Berisha fton kryeministrin egjiptian në Shqipëri

Ambasadori Egjiptit në Shqipëri, Ahmed Hassan Abdellah, me rastin e marrjes së detyrës, është pritur sot në takim nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, duke theksuar se ndodhej në një vend mik dhe shumë i interesuar për të zhvilluar marrëdhënie të ngushta e bashkëpunim në të gjitha fushat, me Egjiptin.

Ambasadori Abdellah, pasi e falenderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë e miqësore, i përcolli përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit dhe autoriteteve të tjera të larta të Egjiptit.

Ambasadori Abdellah e uroi Kryeministrin për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në takim u rikonfirmua vullneti i të dyja palëve, për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore, në interesin e ndërsjellë të të dy vendeve. Në këtë kontekst, dy vendet janë të angazhuara për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, veçanërisht nxitjen e ndërsjellë të investimeve.

Ambasadori Abdellah shprehu vlerësimet më të larta për arritjet e rëndësishme që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit, në të gjitha fushat, veçanërisht në konsolidimin e demokracisë dhe standardeve të saj dhe zhvillimin e shpejtë ekonomik.

Kryeministri Berisha i përcolli ambasadorit Abdellah, dëshirën për të pritur në një vizitë në Tiranë, Kryeministrin e Egjiptit, në një kohë të përshtatshme për të, si Kryeministrin e një vendi mik dhe shumë të rëndësishëm për rajonin e më gjerë.

KOMENTE