Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100 mijë Poetë për ndryshim. Eveniment drejtuar nga Kozeta Zavalani
English

100 mijë Poetë për ndryshim. Eveniment drejtuar nga Kozeta Zavalani

Të shtunën, më 29 shtator 2012, ora 10.00 - 14.00
Në Universitetin "Vitrina", Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, do të mbahet evenimenti "100 mijë Poetë për Ndryshimin", drejtuar nga Kozeta Zavalani W.P.S.

Eventi do të organizohet nga:
1. Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
2. Fondacioni "Banka e Ideve"
3. Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania 4. Fondacioni "Vitrina".

Pjesëmarrës do të jenë figura të shquara krijuese të letërsisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania e Shoqata "Familja dhe Media-Fuqia për Ndryshim" me temën "Për një Shqipëri Ndryshe".

"Ne, si poetë, kemi shumë punë për të bërë në rrugen tonë me mjetet tona të prodhimit dhe krijimit, që i përshtaten nevojës e sfidës për ndryshim. Duke parë se bota ka hyrë në një krizë të rëndë ekonomike me pasoja të rënda në jetën njerëzore, uljen e nivelit jetik dhe gjymtymin e miliona njerëzve dhe shumë të tjerëve, që janë shumë të varfër për shkak të pranisë së korrupsionit dhe politikave joefikase, të ndjekura në favor të disave dhe jo të shumicës, gjoja stimuluese të reformave demokratike, e cila është parë me sytë e njerkës, jo duke i dhënë prioritet inteligjencës, diturisë e profesionalizmit, por militantizmit, përdorimit të nepotizmit, të nihilizmit të gjeneratave të mëparshme...jeta jonë duhet të ndryshojë! Ndaj krijimtaria jonë duhet të jetë ndryshimi, për një jetë më të mirë!"

Merrni pjesë me krijimet tuaja, në mbështetje të "100 mijë Poetëve për Ndryshim" duke hyrë në rrjetin e poetëve, me përfaqësues krijues nga vende të ndryshme të botës.
Adresa: Kampusi Universitar "Vitrina", pranë City Park, Tiranë.

KOMENTE