English

Bomba molotov para parlamentit në Athinë

Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë janë në mosmarrëveshje rreth asaj se si do të zgjidhin krizën e borxhit të Athinës, duke kërcënuar më shumë probleme për euron, si FMN-ja u kërkon qeverive evropiane të anullojë borxhin grek që ata kanë.

Zyrtarët nga Greqia dhe "Treshja" , Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë thënë Reuters se tensionet në mesin e tyre janë rritur kohët e fundit.
Udhëheqësit e BE-së preferojnë t'i japin Greqisë më shumë kohë për të përmbushur qëllimet e shpëtimit.

"Problemi nuk është në mes FMN-së dhe Athinës, është në mes të FMN-së dhe BE-së," tha një zyrtar grek, duke folur si të tjerët në kushte anonimiteti. Kjo pikëpamje është konfirmuar nga burime të njohura në Bruksel dhe Uashington.
Ndaj sot policia greke ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hedhnin gurë dhe koktej molotovi në Athinë, derisa mijëra demonstrues protestonin kundër masave të reja kursyese.

Rreth 50 mijë persona kanë marshuar në parlament, derisa punonjësit e sektorit publik dhe privat i lanë punët e tyre për t`iu bashkuar një greve 24 orëshe të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit.
Mijëra policë u vendosën në Athinë për të ndaluar dhunën potenciale nga protestuesit.
Shkurtimet e reja janë një parakusht për të siguruar këstin e ri të ndihmës financiare të BE-së dhe FMN-së, për të cilat Greqia e futur në borxh, ka nevojë në mënyrë që të shmangë falimentimin.

Por, vendi përballet me nivel rekord të papunësisë dhe shumë grekë kanë rënë nën nivelin e varfërisë.

Greqia ka marrë 230 miliardë euro në ndihmë financiare që nga maji i vitit 2010 në një krizë që ka kërcënuar stabilitetin e euros.

KOMENTE