English

Lezhë. 1milion lekë (të reja) për kapjen e Kastriot Zhubës. Ngjarja

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga vrasja e djeshme që tronditi Lezhën ku sipas policisë, Kastriot Zhuba, autori që masakroi një familje është akoma i lirë, policia e Lezhës ka vënë në dispozicion një numër celulari, konkretisht 0694106434 si dhe 1 milion lekë (të reja) shpërblim për informatorin që do të japë të dhënë për vendodhjen dhe kapjen e të dyshuarit Zhuba.

Nga hetimet e deritanishme pas kësaj ngjarje mësohet se objektiv i autorit të vrasjes së trefishtë të ndodhur në Blinisht të Lezhës nuk ishte familja Shtjefni, por një tjetër fqinj në fshat. Sipas policisë, Kastriot Zhuba, ishte kthyer nga Italia për të marrë hak për dhunimin e babait të tij. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 20 minutave, ndërsa vrasja e tre pjesëtarëve të familjes Shtjefni ka ardhur pas një konflikti të momentit. Sipas hetimit të policisë, Kastriot Zhuba gjatë mbrëmjes të së hënës kishte zënë pritë për të vrarë bashkëfshatarin Skënder Sallaku, por ky i fundit i druhej hakmarrjes dhe ruhej, duke mos dalë jashtë në orët e natës. Zhuba ka tentuar të kalojë murin rrethues të banesës së Sallakut, por është përballur me plumbat e armës së 30 vjecarit, ku ka patur edhe shkëmbim zjarri mes tyre. Pasi nuk ka mundur të kryejë krimin, Kastriot Zhuba është tërhequr dhe ka konsumuar alkol në një lokal në fshatin e tij. Deshmitë tregojne se pas daljes nga lokali, 38 vjecari Zhuba ka goditur me mjetin e tij 24 vjecarin Fatjon Shtjefni. Ky i fundit i ka kërkuar shpjegime për atë çfarë ndodhi, por është gjendur nën kërcënimet e Zhubës, i cili e ka goditur sërish me pjesën e pasme të makinës. Fatjon Shtjefni është drejtuar tek prindërit e tij, dhe së bashku kane shkuar në banesën e Zhubës, ku i ka kërkuar këtij të fundit të dalë jashtë. I ati, 54 vjeçari Rrok Shtjefni mbante me vete edhe një pistoletë. Sipas policisë që ka zbardhur skemen e vrasjes, Kastriot Zhuba ka dalë nga pjesa e pasme e shtëpisë dhe ka qëlluar menjëherë me automatik në drejtim të Fatjonit duke e lënë të vdekur në vend. Me pas ka qëlluar edhe në drejtim të dy prindërve të tij, pasi ka pare se Rrok Shtjefni mbante një arme me vete. Pas vrasjes, Kastriot Zhuba është rikthyer sërish tek banesa e Skender Sallakut, kane shkëmbyer zjarr mes tyre, por pa shkaktuar të tjera viktima. Pas këtij momenti, 38 vjecari Kastriot Zhuba është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia dhe forcat e nderhyrjes së shpejtë po punojnë për kapjen e autorit të këtij krimi të rëndë.

KOMENTE