Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aeroplanët do të kenë kabina të ndara për fëmijët mbi 12 vjeç
English

Aeroplanët do të kenë kabina të ndara për fëmijët mbi 12 vjeç

Një linjë ajrore thotë se do të ofrojë një "zonë të qetë" në fluturimet e saj. Duhet të gjithë aeroplanët dhe trenat të ndjekin shembullin, apo të rriturit duhet të mësojnë të jetojnë pa fëmijët e tyre pasagjerë.

Kjo vjen pas viteve të gjata pëvoje udhëtimesh, pasi për shumë të tjerë fëmijët janë një bezdi pasi ata kanë botën e tyre dhe prindërit shumë herë duhet t'u tërheqin vëmendjen për të mos i shqetësuar pasagjerët e tjerë kur fluturojnë me avion.

Një linjë ajrore ka ofruar një zgjidhje të tillë. Air Asia thotë se nga muaji shkurt do të sigurojë një "zonë të qetë" për pasagjerët e moshës 12 vjet e lart me asnjë kosto shtesë.
Të ndarë nga pjesa tjetër e kabinës me tualete, këto shtatë rreshtat e ulëseve klas ekonomik duhet të jenë të imunizuar nga tingujt e të miturve, pretendon kompania.

Ajo është duke ndjekur shembullin e Malajzi Airlines, e cila në prill ka njoftuar se do të kufizonte familjet me fëmijë të ulur mbi kuvertën e sipërme të shërbimit Kuala Lumpur-Londër.

Për fëmijët kjo zgjidhje mund të jetë një lehtësim i bekuar.

Po ashtu, shumë prindër me siguri do të jenë të pakënaqur me sugjerimin, pasi mund t'i quajnë si udhëtarë të dorës së dytë, por që në të vërtetë nuk është ashtu.

Por shumë udhëtarë të tjerë e kanë mirëpritur këtë dhe mendojnë se ata do të mësohen më mirë se si të sillen në avion dhe do të kujdesen më shumë për veten e tyre, ndërkohë që prindërit nuk do të jenë më nën vështrimin qortues të pasagjerëve të tjerë.

KOMENTE