Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami, i përgjigjet PS. Ministri i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të informojë publikun mbi kapacitetet e SHIU-t
English

Imami, i përgjigjet PS. Ministri i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të informojë publikun mbi kapacitetet e SHIU-t

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dha dje një konferencë për shtyp, ku ka dhënë sqarime rreth disa akuzave që janë bërë nga Partia Socialiste lidhur me blerjen e armëve dhe pajisjeve për llogari të Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Në këtë konferencë për shtyp ishte edhe drejtori i SHIU-t, kolonel Ilir Balliu. Fillimisht ministri Imami dha para gazetarëve deklaratën si më posht:

"Mbi bazën e ligjit, kapacitetet dhe operacionet e SHIU-t janë sekret, por kjo nuk do të thotë se janë të pakontrollueshme mbi bazën e ligjit. Ministri i Mbrojtjes, po mbi bazën e ligjit, nuk ka të drejtë të pohojë ose të mohojë, pra të informojë publikun mbi kapacitetet e SHIU.
Dokumentet që PS i ka botuar në gazetat e saj dhe që sot i ka bërë sërish publike deputeti Braçe, kanë siglën sekret. Vetëm ky akt përbën në thelb një cënim të sigurisë kombëtare, pa folur që mundësitë dhe mjetet ligjore për t’u informuar Partia Socialiste nuk i ka shteruar në këto muaj të një sulmi të paprinciptë personal mbi Ministrin e Mbrojtjes.

Lidhur me blerjen e pajisjeve dhe armëve, sqarojmë se fusha e veprimtarisë operacionale të SHIU-t si një agjenci e inteligjencës ushtarake shtrihet brenda Forcave të Armatosura dhe si një prej agjencive të inteligjencës ushtarake të NATO-s shtrihet në teatrin e operacioneve të Aleancës. SHIU duke qenë një agjenci e inteligjencës ushtarake nuk mund të prokurojë gjë tjetër përveçse pajisjeve, sistemeve dhe armatimit që janë në mbështetje të misionit të tij.

Megjithëse në mungesë të plotë të shpresës se Partia Socialiste mund të reflektojë mbi të dhënat e faktet, informojmë që një pjesë e pajisjeve të autorizuara për blerje, për arsye administrative nuk janë realizuar. Pajisja e personelit të kontingjenteve të SHIU-t në misione është plotësuar me armatimin dhe pajisjet e njësive të tjera të Forcave të Armatosura.

Blerja e pajisjeve në fjalë është bërë mbi bazën e legjislacionit për blerjen e mallrave ushtarake. Lidhur me datën e kësaj blerje, Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur procedurën e nisjes së blerjes më 19 janar mbas kërkesave operacionale të SHIU-t që datojnë shumë më herët, ndërsa blerja e tyre është bërë më vonë.

Vetëm ato që e dinë se çdo të ndodhte dhe e organizuan 21 Janarin, mund të përgjigjen për këtë datë dhe ato janë në partinë e zotit Braçe. Partia Socialiste nuk ka pse të trembet, sepse Ministria e Mbrojtjes nuk është ajo e Beqir Ballukut që do të rrethonte Komitetin e Partisë së Tiranës, ku sot ndodhet Komiteti Qendror i Partisë Socialiste, nga ku shpërtheu me zemërim zoti Braçe, por ajo do të duhej të shqetësohej me seriozitetin dhe konfidencialitin e nevojshëm për pajisjen sa më të mirë të SHIU-t.

Trajtimi i papërgjegjshëm i çështjeve të sigurisë kombëtare dhe shndërrimi i tyre në pazare tregon se Partia Socialiste është e papërgatitur, e paaftë dhe e papërshtatshme për të drejtuar institucione të kësaj rëndësie kombëtare. Së fundmi, sulmet e përsëritura të Partisë Socialiste nuk e përjashtojnë atë nga përgjegjësia historike e bllokimit dhe sabotimit të reformave legjislative për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sot Partia Socialiste do të ishte e udhës t’i shpjegonte qytetarëve shqiptarë pse po bllokon ligjin për administratën publike dhe ligjin për Gjykatën e Lartë".

Më pas, ministri i Mbrojtjes Imami iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Menada Zaimi Tv Klan: A keni konstatuar diçka të re në deklaratën e sotme të PS në adresën tuaj dhe pse i mëshoni deklaratës tuaj kaq shumë elementëve të sekretit shtetëror?

Ministri Imami: Për hir të së vërtetës duhet të themi se është si vera e vjetër në shishe të reja, ndërrohen vetëm shishet, pra është e njëjta gjë që është thënë gjatë këtyre muajve dhe u provua se nuk ka as një fakt të ri. Nuk ka asnjë fakt të vërtetë për një pjesë të mirë të çështjeve. I kam sqaruar në Komisionin Parlamentar, për të tjerat që kanë le të zbatojnë proceduarat parlamentare. Për fat, e kam thënë edhe herë tjetër, komunikimi mes maxhorancës dhe opozitës është tejet i vështirësuar për shkak edhe të mungesës së kryetarit të Partisë Socialiste në Parlament. Në vend që sot të sqaroja kryetarin e PS-së jam i detyruar të sqaroj deputetin Braçe, që del në karrigen e kryetarit të PS nga godina e saj. Le të shpresojmë që pas zgjedhjeve kjo gjë do të zgjidhet dhe do do t’i japim mundësi z. Rama nga karrigia e z. Braçe ta sqarojmë. Lidhur me sekretin, së pari Ministria e Mbrojtjes është një ministri e Aleancës dhe ka rregulla të forta lidhur me këtë gjë. Së dyti, është e pafalshme që dokumenta që mbajnë siglën sekret dalin jashtë, është e pafalshme që dalin në disa gazeta të lidhura ngushtë me PS, është e pafalshme që deputetët socialist kërkojnë të dhëna për dokumente të tilla sekrete nëpër konferenca për shtyp. Të veprosh kështu tregon se, siç e thashë, janë të pa aftë, nuk kanë kapacitet për të mbajtur përgjegjësi shtetërore, sepse procesverbali i mbledhjes së Komisionit të Sigurisë u botua nëpër gazeta. De fakto u botua ashtu siç ishte thënë fjalë për fjalë, siç ishin thënë gjërat.

Ndërhyn drejtori i SHIU-t, kolonel Ilir Balliu: Dua të sjell në vëmendje z. ministër se SHIU ka një mision të përcaktuar me ligj. Realizimi i këtij misioni detyron këtë institucion të operojë në mënyrë të paanshme politikisht. Nga ana tjetër që të realizojë misionin, gjithmonë në arritje të objektivave, në kuadrin e modernizimit të ushtrisë si një partner dinjitoz i Aleancës së NATO-s, ndjejmë të domosdoshme pajisjen tekniko-speciale dhe tekniko-prezente në të gjitha ushtritë e Aleancës. Procedurat që ndjek SHIU për realizimin e këtyre blerjeve janë konform ligjit dhe sipas procedurave standarde të përcaktuara nga ligjet përkatëse. Prandaj dhe gjykoj që një instrument i tillë i një rëndësie kaq të madhe për një shtet duhet të mbështet nga i gjithë spektri politik.

Ministri Imami: Dua të nënvizoj faktin që kemi blerë dhe do të vazhdojmë blerjet për gjithçka që i shërben modernizimit të FA-së mbështetur në burimet që kemi, burime të cilat janë padyshim ligjore.

Keti Banushi, Vizion Plus: Z. Ministër, krahas akuzave të opozitës a keni menduar të jepni dorëheqjen thjeshtë formalisht për disa skandale të publikuara në media?

Ministri Imami:Për çfarë akuzash e keni fjalën zonjushë? Do ishte mirë të ngrinit pyetje për ata që kanë ngritur akuza të papabaza dhe të japin dorëheqje. Ministria e Mbrojtjen për ju dhe opozitën është ministria që ka kryer reformat më të gjëra, më të thella në këtë mandat. Është një ushtri që jep padyshim llogari në Parlament, është një ushtri që është anëtare e NATO-s dhe monitorohet në mënyrë periodike dhe të vijueshme nga partnerët tanë dhe nga Aleanca.

Sokol Bregu, Top Channel: Z. Ministër, dokumentat zyrtare i janë dhënë PS në mënyrë zyrtare apo ato i kanë gjetur nga ndonjë burim tjetër?

Ministri Imami: Jo. Do të hetojmë për këtë çështje.

Sokol Bregu: Pra ju do të hetoni, do të thotë se dikush nga brenda ministrisë i ka dhënë këto?

Ministri Imami: Në fakt këto dokumente Sigurimi i Shtetit mesa duket i posedoi vonë, e kam fjalën më vonë se sa takimi dhe mbledhja që patëm në Komisionin Parlamentar të Sigurisë dhe kjo është dhe arsyeja që po them. Po, këto janë mbeturinat e Sigurimit të Shteti, këto janë mbeturina të mendësive të Sigurimit të Shtetit dhe janë mbeturina që ende ekzistojnë në të gjithë aparatin tonë edhe administrativ dhe burokratik.

Sokol Bregu, Top Channel: Z. Ministër, jeni kthyer nga opozita në një burim akuzash. Do të thotë që ka disa akuza, mbikëqyrja parlamentare, reklamat shtetrore, aktualisht është vënë SHIU nën akuzat e PS-së. Mendoni se kjo është një luftë e opozitës ndaj qeverisë apo një luftë personale ndaj Arben Imamit?

Arben Imami: Me thënë të drejtën që këtu ka një element të fortë personal këtë e kuptoj dhe kjo është e lexueshme. Është e pafalshme që për të goditur një politikan të goditet një politikë apo një institucion. Unë e mbaj pjesën time dhe nuk kam problem, kam vite që kam mbajtur ngarkesa në këtë vend. Sa i përket burimit, ai është një burim i vazhdueshëm, ka disa aktorë në këtë çështje, të cilët do të çmontohen pjesë-pjesë mbi bazë të ligjit, mbi bazë të të vërtetave. Ka edhe të vërteta, siç janë reformat e kryera në këtë vend. E rëndësishme është të thuhet se PS po e përdor sulmin ndaj SHIU-t. Kjo është e papranueshme në thelb, sepse SHIU është një organ shumë delikat, një instrument shumë i rëndësishëm i vendit dhe i Aleancës, ndaj nuk mund të sulmohet për pazaret që i dështuan z. Rama gjatë verës që shkoi. Ripërsëritja e tyre më duket se do të bëjë pazaret e reja të Ramës, por Rama dhe PS-ja do të bëje mirë të përgjigjet për bllokimin e reformës dhe të gjejë fajtorët e SHIU-t, aty ku po i thërret drejtësia.

Denada Shkodrani, AS: Zhvillimet e fundit në Shqipëri, akuzat që keni pasur prej kohësh a kanë shqetësuar partnerët tanë të NATO-s dhe cili ka qenë qendrimi i tyre?

Ministri Imami: Së pari, partnerët tanë të NATO-s ne i informojmë rregullisht. Ne i informojmë rregullisht ata për gjithçka që ndodh në Forcat tona të Armatosura mbi bazën e ligjit. Së dyti, me partnerët tanë të NATO-s ne kemi patur bashkëpunime të vijueshëm dhe të përditshme, mjaft t’ju kujtoj ju që Konferenca e Komandës së Transformimit, që u bë në muajin qershor të këtij viti pati, një vlerësim të jashtëzakonshëm për një progres të vazhdueshëm në Forcat e Armatosura gjatë këtyre tre viteve dhe këto vlerësime vijojnë. Ne kemi konferenca të përmuajshme fjala vjen me Komandat e Doktrinave ashtu sikurse ne përmbushim detyrimet tona për kontributin në Afganistan, Kosovë etj, çka na bën jo vetëm vizibël, transparent, por edhe reciprokisht llogaridhënës, ashtu si dhe nga ana tjetër të gjitha kapacitetet që janë ngritur nga FA gjatë këtyre tre viteve, dhe gjatë 22 viteve padyshim, në veçanti gjatë këtyre tre viteve, nuk mund të ngriheshin si kapacitete pa bashkëpunimin, mbështetjen financiare, profesionale të vendeve të Aleancës dhe në radhë të parë të SHBA, Italisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, Greqisë etj. Kështu që çështjet për të cilat trajton opozita janë në të drejtën e saj, ajo mund të trajtojë çdo çështje dhe do të marrë atë që i takon në zgjedhje. Përsa i përket aleatëve tanë ne kemi plane bashkëpunimi dhe sigurisht që Ministria e Mbrojtjes si çdo ministri ka problematika për të zgjidhur. Po të mos kishim problematika ne duhet ta mbyllnim Ministrinë e Mbrojtjes. E rëndësishme është që progresi i bërë është jashtëzakonisht i madh dhe e rëndësishme është që problematikat që ne kemi, fjala vjen ACT tha që ka një progres të jashtëzakonshëm në çështjen e personelit, por për ne çështjet e personelit nga shtatori i këtij viti deri në verën e vitit të ardhshëm do të mbeten fokusi ynë kryesor, sepse ne e dimë që në një ushtri që ka kaluar 50 vjet në tranvajet e një diktature të urryer, të një regjimi kriminal, ka nevojë të edukohet, trajnohet, të ndryshojë mentalitet, të rinohet dhe ne do t’i bëjmë të gjitha këto.

KOMENTE