English

Plagoset me thikë adoleshenti gjatë një aktiviteti sportiv

Sherret mes nxënësve në shkollë përsëri vazhdojnë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme gjatë një aktiviteti sportiv pranë pallatit të sportit "Asllan Rusi" ku një adoleshent, identieti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatarin e tij.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa nuk dihen ende motivet e konfliktit mes dy adoleshentëve.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE