Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si mund të bëni një ankesë, mbi sjelljen e një polici të shtetit
English

Si mund të bëni një ankesë, mbi sjelljen e një polici të shtetit

Çfarë është Sektori i Ankesave & Disiplinës?
Sektori i Ankesave & Disiplinës, Drejtoria e Standarteve Profesionale, në PSHSH ka përgjegjësinë të garantojë se ankesat në adresë të punonjësve të policisë në Shqipëri ndiqen si duhet. Nëse mendoni se jeni trajtuar keq nga policia, ose një punonjës policie u soll keq me ju apo përdori forcë të panevojshme, ju keni të drejtën të bëni ankesë.
Sektori i Ankesave & Disiplinës nuk ka përgjegjësi për ankesat ndaj politikave që ka Policia e Shtetit apo shpërndarjen e burimeve njerëzore.
Informacion të mëtejshëm lidhur me këtë mund të gjendet në seksionin ‘Për çfarë
mund të ankohem?’ që vjen më poshtë.

Kush mund të bëj ankesë?
Ju mund të bëni ankesë nëse:
.Keni qenë viktimë e një sjelljeje që ju mendoni se ishte e papërshtatshme nga ana e një punonjësi policie.
•Ishit prezent kur ndodhi një incident apo aq pranë sa e patë apo dëgjuat
incidentin.

Për çfarë mund të ankohem?
Personat që punojnë për Policinë e Shtetit duhet të sillen sipas një mënyre të caktuar.
Kërkesat për sjelljen e punonjësve të policisë janë përcaktuar në Rregulloren e Disiplinës
së Policisë së Shtetit.
Këto kërkesa përfshijnë:
• Të veprosh me ndershmëri dhe integritet
• Të trajtosh publikun me respekt
• Të mos abuzosh me kompetencat dhe autoritetin
• Të veprosh në mënyrë të tillë që të mos diskretitosh apo dëmtosh
besimin që ka publiku tek Policia e Shtetit Shqiptar.
Nëse gjykoni se një punonjës policie nuk i ka përmbushur këto standarte, ju mund të
ankoheni direkt pranë institucioneve të Policisë (Policisë së Shtetit ose Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Ankesat për politikat dhe procedurat në polici në përgjithësi nuk janë kompetencë e Sektorit të Ankesave & Disiplinës dhe i duhen drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm.

Si të bëjmë një ankesë?
•Përmes telefonit, faksit, postës elektronike, postës shqiptare, pranë çdo force policore ose personalisht.

KOMENTE