Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
17 vjeçarja, përdhunohej nga njerku prej 5 vitesh. Denoncon në polici
English

17 vjeçarja, përdhunohej nga njerku prej 5 vitesh. Denoncon në polici

Një adoleshent ka arritur të flasë më në fund rreth abuzimit seksual që ajo pësoi nga duart e njerkut të saj, një ushtarak udhëheqës në RAF.

Danii Wiblin, ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet, për të zbuluar mënyrën se si ajo ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur dhe sulmuar seksualisht nga Alan Harrison, 43, për më shumë se pesë vjet.

17-vjeçarja ka thënë se si ajo thirri më në fund guximin për të shkuar në polici në janar të këtij viti dhe shpreson se historia e saj do të inkurajojë viktimat e tjera të abuzimit për të bërë të njëjtën gjë.

Wiblin, e cila jeton afër Bury St Edmunds Suffolk, hapi zemrën e saj, pasi pedofili Harrison u burgos për 12 vjet këtë muaj.
Ai pranoi 11 vepra seksi me fëmijët, duke përfshirë përdhunimin e 17 vjeçares dhjetra herë si dhe duke bërë fotografi të pahijshme gjatë sulmeve.

Ai kishte abuzuar për herë të parë me vajzën që në moshën 11 vjeç, madje e kishte detyruar atë të pinte cigare dhe më pas drogë gjatë abuzimit seksual. Në moshën 13 vjeçare ajo kishte denoncuar në polici por askush nuk e besonte pasi ai favorizohej dhe nga pozicioni i tij ushtarak në punë. Tani 17 vjeç ajo vendosi që të tregonte historinë edhe pse ai u përpoq që ta ndalte duke e kërcënuar, por ajo vendosi që jeta e saj të mos shkatërrohej nga një person si njerku i saj dhe kjo falë ndihmës këshilluese të njërës përfaqësuese të zyrës për mbrojtjen e fëmijëve.


KOMENTE