English

Privatizimii Albeptrol. 3 kompani vazhdojënë garën (VIDEO)

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pasi mori në shqyrtim ofertat e paraqitura për privatizimin e kompanisë Albeptrol dhe raportin e paraqitur nga kompania konsulente Patton Boggs dhe Zaka & Kosta mbi dokumentat e ofertave, pas një vlerësimi teknik-financiar, bazuar mbi kriteret e përcaktuara ligjore, vendosi që të kualifikojë tre kompani kandidate në proçesin e mëtejshëm të privatizimit.
Kompanitë e kualifikuara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave janë Vetro Energy Consortium, Win Bussiness/Brightoil Consortium dhe Bankers Petroleum Ltd.

Kompanitë e skualifikuara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në METE janë Amber Shine Inc, Gazprom dhe Ecolog, pasi nuk plotësonin të gjitha kriteret e kërkuara.

Në raportin e tij, konsulenti ka dhënë një vlerësim financiar me 75 pikë për ofertën e Vetro Energy Consortium prej 850 milionë euro, ndërsa vlerësim teknik 22.79 pikë; për ofertën e Win Bussiness/Brightoil Consortium prej 297.6 milionë euro konsulenti ka dhënë një vlerësim financiar me 26.21 pikë, ndërsa vlerësim teknik me 18.18 pikë; për ofertën e kompanisë Bankers Petroleum prej 106.6 milionë euro vlerësimi financiar është 9.35 pikë, ndërsa vlerësimi teknik 21.48 pikë.

Kompanitë e skualifikuara nga gara mund të ankohen për vendimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, brenda pesë ditëve nga marrja e njoftimit.

Në përfundim të procesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në bashkëpunim me konsulentin, do të paraqesë një raport përfundimtar në Këshillin e Ministrave.
1364

KOMENTE