English

Oraguntangu i vogël nuk do të bëjë dush (FOTO)

Prindërit gjithmonë kanë patur dhe do të kenë probleme me foshnjat e tyre kur i bëjnë dush, dhe kjo përcillet nga njëra gjeneratë në tjetrën.

Shumë fëmijë e pëlqejnë ujin disa jo, më pas përshtaten, nuk duan të dalin më pas nga uji dhe kështu derisa rriten.

Por e njëtja gjë ndodh dhe me bebet majmun, si ky që shihni në foto i ciliishte jetim dhe u morr nën kujdesjen e Qendrës së kujdesit dhe karrantinës së orangutangut.
Ai ishte mjaft i dobët sa gati do të ngordhte, por nën kujdesitn e stafit të qendrës ai arriti të jetë sot i shëndetshëm dhe i bukur.

Por dhe ai si çdo fëmijë-njeri nuk do të bëjë banjën e tij, por shihet se si i ka mbërthyer duart në anët e legenit dhe fytyra e tij e frikësuar.
Por më pas ai u mësua dhe tani është aq i shkathët sa arrin të hajë dhe ushqimin e të tjerëve, dhe më vonë duket sikur shfajësohet duke luajtur me stafin.

KOMENTE