Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eduard Shalsi padit në prokurori Sokol Olldashin
English

Eduard Shalsi padit në prokurori Sokol Olldashin

Lidhur me padinë që deputeti socialist Eduard Shalsi ka depozituar në prokurori për ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, z.Sokol Olldashi, ka reaguar dje ky i fundit përmes zëdhënëses së shtypit të kësaj ministrie.
Në deklaratën e dhënë për shtyp thuhej:

"Nga media e shkruar, morëm dijeni se deputeti i Edi Ramës, Eduard Shalsi, ka depozituar një padi në prokurori, për ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, z.Sokol Olldashi në lidhje me të ashtuquajturin denoncimin publik i aferës së reklamave shtetërore.

Në rradhë të parë përshëndesim faktin që, më në fund, Edi i z. Rama iu drejtua institucionit të akuzës, pasi për ditë me rradhë është rrekur në mënyrë qesharake të bëjë edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin, pa bërë dot në fakt asnjerin.
Sqarojmë përsëri se nuk bëhet fjalë për reklamë, por për njoftime shpronësimi.

Së dyti, dua t’ju informoj se me të marë njoftimin përmes medias, ministri Sokol Olldashi, i është drejtuar me një letër, që është protokolluar pak minuta më parë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të kërkuar një hetim të plotë të kësaj cështje dhe për të shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për të vënë në dispozicion të organit të akuzës cdo dijeni dhe cdo dokumentacion që lidhet me cështjen.

Vetëm një hetim i plotë dhe i shpejtë i çështjes së depozituar në prokurori do t’i hapë më tej rrugë vënies përpara drejtësisë për shpifje të imbecilëve politikë që përfaqësojnë vagabondazhin verbal në mjedisin publik.

KOMENTE