Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hemorroidet, diagnostikimi dhe parandalimi i tyre
English

Hemorroidet, diagnostikimi dhe parandalimi i tyre

Çfarë janë hemorroidet?

Termi hemorroide i referohet një situate në të cilën venat përreth anusit ose të pjesës së poshtme të rectumit janë të fryra dhe të skuqura.
Hemorroidet mund të jene shkak i shtërzimeve për të defektuar. Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë: shtatzënia, plakja, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike.
Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës përreth anusit.
Cilat janë simptomat(shenjat dalluese) të hemorroideve?

Disa probleme anorectale që përfshijnë fisurat, abcesi, irritimi, kruajtja dhe djegia (pruritis ani) kanë të njëjtat shenja dhe gabimisht i referohen hemorroideve. Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.
Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara..
Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme.
Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

Hemorrhoidet janë shumë të shpeshta si e burrat dhe te gratë. Rreth gjysma e popullsise kane hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu hemorroidet mund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situate e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Një diagnostikim i sakte mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji sepse ajo mund të jetë shenje e sëmundjeve të tjera të traktit tretës përfshi dhe kancerin(kolorektal) i zorrës së trashë.

Doktori do të ekzaminoje anusin tuaj nëpërmjet "touché rectale" ekzaminim digjital e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalite përreth.

Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për te vlerësuar hemorroidet e brendshme.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundje tjetër të traktit tretës është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.

Si parandalohet formimi i hemorroideve?

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre.
Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit. Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës. Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t'ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.
Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve.
Dr Altin Cekodhima (Gastroenterolog)
Adresa: Klinika Endoskopike LaVita
Rr. Kongresi i Manastirit, Nr. 103, Tiranë
Tel.: +355 4 23 42 110
Cel.: +355 68 20 85 852

KOMENTE