English

Arnold Schwarzenegger, shpreson të ribashkohet me gruan e tij

Arnold Schwarzenegger, tha se ai nuk fajëson askënd, por veten e tij për shpërbërjen e martesës së tij 25-vjeçare me Maria Shriver, të cilin ai e përshkroi si dashuria e vetme e vërtetë e jetës së tij.

"Është faji im. Nuk ka tjetër për të fajësuar," tha ish-guvernatori i Kalifornisë për CNN "Piers Morgan Tonight" në një intervistë që u transmetua të martën. "Unë ... i dehur keq marr të plotë fajin."

Shriver ka paraqitur kërkesën për divorc vitin e kaluar menjëherë pasi Schwarzenegger ka pranuar se ai lindi një fëmijë jashtë martesës me zonjën që kujdesej për shtëpinë e tyre. Ai tha se ende shpreson të fitojë përsëri Shriver.
"Unëi dua fëmijët e mi shumë, dhe unë dua Marien ... Ajo ka qenë me të vërtetë dashuria e vetme që kam pasur ndonjëherë" tha ai, duke e përshkruar atë si të jashtëzakonshme dhe "gruaja më e përsosur . "

Schwarzenegger dhe Shriver kanë katër fëmijë së bashku.
Ai e karakterizoi çështjen si "vetëm një budallallëk që çdo qenie njerëzore mund të bëjë."
"Brenda një ditë jeta ime u fshi e gjitha, vetëm nga kjo histori. Por në atë kohë përveç problemeve të shumta që kisha gjithmonë kam menduar se ishte një nga arritjet e mia më të mëdha, "tha Schwarzenegger.

Aktori i klasit botëror dhe ish trupi më i bukur ka shkruar dhe librin e tij autobiografik së fundi që titullohet: My Unbelievably True Life Story.

Austriaku u bë ndërkombëtar i famshëm në vitet 1970, si për trupin e tij she filamt e luajtur duke u bërë një nga yjet më të paguar të Hollivudit.
Ai u bë dhe guvernator i Kalifornisë, një post që ai e mbajti deri në janar 2011. Që atëherë, ai ka mbetur në sy të publikut dhe u kthye në ekran argjendi.
Suksesi i tij, tha ai, erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për të kujtuar atë që ai e donte si një fëmijë.

"Unë gjithmonë ... kisha një vizion dhe vizioni ishte aq i vërtetë që unë me të vërtetë ndjeva se unë mund të arrij dhe të kthej në realitet ato vegime," tha ai.
Gjatë intervistës së tij ai u pyet lidhur edhe me debatin Obama vs Romney që do të zhvillohej, nëse ai kishte ndonjë këshillë për kandidatët.

"Gjëja më e rëndësishme është që të jetë e vërtetë, tha ai." Për të qenë i sinqertë sa të jetë e mundur, dhe të mosflitet vetëm me statistika, sepse njerëzit nuk i mbajnë mend ato. Ata duhet të jenë të drejtë dhe të sinqertë kur të komunikojnë me njëri tjetrin pasi njëkohësisht komunikojnë me publikun."

KOMENTE