Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha firmos raportin përfundimtar të fituesit “Vetro Energy PTE. Ltd
English

Berisha firmos raportin përfundimtar të fituesit “Vetro Energy PTE. Ltd

Është firmosur sot vendimi për “Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” , Sha, Patos”, duke shpallur kandidatin “Vetro Energy PTE. Ltd, fitues të procedurës së tenderit, nga kryeministri Berisha.

Ky vendim përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të reformave ekonomike nga kjo qeveri, e cila ka si përcaktim kryesor të politikave ekonomike, privatizimin. Shqipëria është vend i privatizimeve të mëdha dhe ajo disponon aktualisht fushën më të madhe të naftës në Evropë. Si e tillë, është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja. Privatizimi në fjalë synon para së gjithash dhe mbi të gjitha, rritjen e eficencës eksploruese të vendit, duke e koncesionuar këtë në një kompani private.

Në të gjithë këtë proces qeveria ka si qëllim madhor të saj, shfrytëzimin sa më eficent të potencialeve të vendit, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për qytetarët shqiptarë.

KOMENTE