Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Nishani takon në Strasburg Thorbjørn Jagland
English

Presidenti Nishani takon në Strasburg Thorbjørn Jagland

Gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, Presidenti Nishani zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.

Presidenti Nishani gjatë takimit u shpreh se partneriteti dhe bashkëpunimi me Këshillin e Evropës është një faktor kyç për suksesin e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe integrimin evropian.

Duke theksuar rëndësinë e madhe që ka Këshilli i Evropës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Presidenti Nishani falenderoi zotin Jagland, pёr kontributin e tij personal nё procesin reformues të Këshillit të Evropës.

Presidenti i Republikës e garantoi zotin Jagland për angazhimin e Kryesisë shqiptare për të kontribuar gjatë mandatit të saj për arritjen e objektivave dhe prioriteteve themelore të Këshillit të Evropës.

Duke sjellë si shembull harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe sakrificat sublime të shqiptarëve, për të shpëtuar njerëzit e rrezikuar gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore, Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria ka çfarë të ofrojë në realitetin multikulturor evropian, ndaj dhe motoja e Presidencës së saj në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, është “Të bashkuar në diversitet”.

Presidenti Nishani kërkoi nga zoti Jagland që Këshilli i Evropës të jetë edhe më i angazhuar në Kosovë, për të kontribuar që zhvillimi i demokracisë dhe konsolidimi i institucioneve të së drejtës të jenë në standardet e mishëruara nga kjo organizatë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës vlerësoi me nota shumë pozitive ecurinë e reformave gjatë Presidencës shqiptare të Këshillit të Evropës dhe u shpreh se kjo është shprehje e maturisë së institucioneve shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm Jagland shprehu bindjen se Konferenca e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Shqipëri në datat 8-9 nëntor 2012 do të jetë kurorëzim i Presidencës shqiptare dhe se Shqipëria do të japë kontributin e saj edhe ndaj presidencës së radhës.

KOMENTE