Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tkurrja testikulare, nën efektin e alkoolit
English

Tkurrja testikulare, nën efektin e alkoolit

Të festosh, është ok, të abuzosh, jo dhe aq! Alkooli konsumohet nga njerëzit që në lashtësi dhe është mbase shoqëruesi më i preferuar si në festa ashtu edhe në hidhërime.
Por është parë që, tek meshkujt ai ka një efekt direkt toksik ndaj testikujve. Pikërisht këtu, prodhohet testosteroni, që është hormoni përgjegjës për tiparet mashkullore. Alkooli rezulton të ketë efekt negativ mbi sekretimin e këtij hormoni duke ndikuar negativisht në performancën seksuale të meshkujve dhe në fertilitet (cilësinë dhe numrin e spermatozoideve).

Efektet më të dukshme janë "Tkurrja testikulare", që është e zakonshme tek alkolistët tek të cilët si pasojë e abuzimit është dëmtuar edhe mëlçia dhe zmadhimi i gjëndrave mamare (gjinjëve) që janë gjithashtu një efekt i abuzimit me alkoolin pasi ai ndihmon në konvertimin e testosteronit nga hormon "MASHKULLOR" në estrogjen hormon "FEMEROR".

Te këta persona vihet re gjithashtu dhe rënie e libidos (epshit) dhe forcës seksuale.

Ndaj, sidomos për të gjithë ata që po përpiqen të lënë trashëgimtar është e këshillueshme që të ndërpresin konsumimin e alkoolit.

KOMENTE