Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 të dyshuarit si terroristë dërgohen në SHBA
English

5 të dyshuarit si terroristë dërgohen në SHBA

Kleriku Radikal mysliman Abu Hamza dhe katër të dyshuar të tjerë si terroristë u paraqitën në gjykatën e SHBA.

Pesë burrat u larguan nga Britania e Madhe në dy fluturime, disa orë pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesat e tyre përfundimtare.

Abu Hamza, Adela Abdul Bary dhe Khaled el-Fawwaz do të përballen me gjykatën federale në Nju Jork, ndërsa Babar Ahmad dhe Tahla Ahsan do të përballen me një gjykatë në Konektikat.

Sekretarja Theresa May tha se ishte në përshpejtim të procesit të ekstradimit pas një beteje të gjatë ligjore.

Të premten gjykatësit vendosën që të pesë burrat nuk kishin treguar arsye të reja dhe bindëse që të rrinin në Britani, ndaj u detyruan që të marrin vendimin e përjashtimit nga Britania.

Vendimi i tyre erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti gjykatat e njëpasnjëshme në Mbretërinë e Bashkuar për ekstradimet, pas një procesi që zgjat më shumë se tetë vjet.

Burrat ishin në dy aeroplanë. Abu Hamza përballet me 11 akuza në SHBA në lidhje me marrjen peng, konspiracion për të ngritur një kamp trajnimi militant dhe thirrje për luftë të shenjtë në Afganistan.

Ai është i vendosur të shkojë përpara një gjyqtari brenda 24 orëve nga zbarkimi dhe do të shfaqet në një seancë të hapur pas ardhjes së tij në një aeroport në shtetin e Nju Jork.

Ky ka qenë një proces i gjatë, por angazhimi i qeverisë për të paraqitur këtë rast për një gjykimi të drejtë dhe të hapur kurrë nuk ka qënë i lëkundur "

Abu Hamza pritet që të mbahet në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Manhattan, në një zonë të rezervuar për të burgosurit e profilit të lartë.

Gjyqi aktual,i cili pritet të mbahet në publik, mund të shkojë nga një deri në tre vjet.

Prokurori i SHBA për Connecticut, konfirmoi ardhjen e fluturimit që mbante zotin Ahmedi dhe z Ahsan.

Ai tha zotit Ahmedi dhe Z. Ahsan se janë akuzuar në vitin 2004 dhe 2006 respektivisht me vepra "që rrjedhin nga përfshirja e tyre në, dhe funksionimin e" faqeve(websiteve) "që ofronin mbështetje materiale për Chechen Muhjahideen, the Taliban, dhe grupet terroriste".

KOMENTE