Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Strasburg: Shqipëria e kaloi krizën në 97, tani është radha e Europës
English

Berisha në Strasburg: Shqipëria e kaloi krizën në 97, tani është radha e Europës

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në punimet e Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë, që zhvillohet nga Këshilli i Evropës, në Strasburg.

Në forumin ku merrnin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj, u trajtuan një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si; “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”.

Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës iu adresua Forumit me një fjalë, në sesionin me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”.

Kryeministri e vlerësoi Forumin si një iniciativë të shkëlqyer të Këshillit të Evropës, i cili trajton tema thelbësore, në kohën e zhvillimeve të rëndësishme që kanë përfshirë rajonin dhe botën lidhur me lirinë, demokracinë dhe vlerat themelore

Në fjalën e tij, Kryeministri bëri një prezantim të ecurisë dhe zhvillimit të Shqipërisë përgjatë 20 viteve, të sfidave me të cilat ëhstë përballur vendi, drejt konsolidimit të demokracisë dhe tregut të lirë.

Duke folur në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kryemisnitri shqiptar e ka ilustruar situatën ekonomike që po kalon Eurozona me Shqipërinë.
“Kriza në zonën euro, si Shqipëria në vitin e skemave piramidale. Por, fajtore për krizën tek ju është elita bankare. Po ilustroj rastin me Shqipërinë, jo se jemi vend i madh, apo se ka ekonomi. Miq, Shqipëria është rast unik, se 20 vite më parë, që sapo doli nga regjimi komunist, respektohen liritë fetare. 20 vite më parë, një vend i cili e ka vendin në zemër të Europës, ne ishim një ndër 3 vendet më të varfra në botë. ...Vendi im është hasur me një ndër krizat më të këqija siç ishin skemat primaidale, ku shqiptarët humbën të gjithë kursimet e tyre. Ajo çka ndodhi më pas ishte një vakuum i tmerrshëm. Është shumë e rëndësishme që tregjet të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Por ne kemi punuar për një kuadër ligjor të shëndetshëm, se pas 20 vitesh nuk ishte radha jonë për një krizë financiare, por e vendeve të tjera. Dhe kjo krizë ishte njësoj si Shqipëria në vitin 97 që vuajti nga skemat piramidale" tha Berisha.

KOMENTE