English

Drita Prifti, humb jetën në aksident

Si pasojë e një aksidenti tragjik 64 vjeçarja Drita Prifti ka humbur jetën e saj.

Ajo është përplasur nga një automjet me targa AA 701 EO, ndërsa ishte duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin në Patos.

Menjëherë është transportuar për në spital nga vetë drejtuesi i mjetit Shpëtim Zeneli por si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur dot të mbijetojë.

Policia e Patosit ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE