English

Goditja në tru e kthen në homoseksual

Pas një goditje në tru, personaliteti i Chris Birch dhe seksualiteti i tij kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani ai është duke u përpjekur për të rizbuluar arsyet pse këto ndryshime kanë ndodhur.

Ai është duke kërkuar të zbulojë një njeri të ri në veten e tij, ai sheh ndryshimet në fizikun dhe personalitetin e tij dhe përpiqet të identifikojë veten me atë që ka qënë më parë.

27-vjeçari Chris Birch lufton për të kujtuar ose identifikuar veten e tij si ishte më parë. Ai përpiqet të kujtojë çdo gjë para goditjes në tru, punën sportin, jetën e lirë me shoqërinë etj.

Pas një aksidenti në vitin 2011, ai thotë se ka pësuar një ndryshim të madh në personalitetin e tij. Ai beson se ai ka shkuar direkt në të qënit homoseksual.

"Unë kam qenë duke bërë një raport pune në një bankë, dhe një moment ndjeva një dhimbje të tmerrshme në kokë, që rezultoi të ishte një ndërprerje e furnizimit me oksigjen të trurit, ku pas shtrimit në spital u shërova por me ndryshime tepër të mëdha," thotë Birch nga Caerphilly.

Chris tani është kthyer në homoseksual.

Një goditje ndodh furnizimi me oksigjen në tru është ndërprerë. Pa oksigjen, çdo pjesë e trurit mund të shkatërrohet dhe qelizat e trurit vdesin, duke e lënë trurit për të bërë lidhjet e reja, të cilat mund të ndikojnë se si një person mendon, lëviz apo ndjen.

Pacienti Birch, ka 40 % shance të pësojë një tjetër goditje por ai është në mjekim të rregullt si dhe kontrolle skaneri të herë pas hershme.
Ky rast pasi shkoi viral në internet nxiti reagimin e të gjitha mediave duke shtruar pyetjen se nëse një goditje në tru mund të ndryshojë orientimin seksual të një personi.?

Shumë organizata të tjera janë shprehur se ai do ta ketë patur të fshehur orientimin e tij por nuk kishte kurajo ta shfaqte. Partneri i tij tashmë shprehet se ai do të ketë qënë gay dhe më parë por nuk e ka ditur.

Megjithatë ai nuk e pranon dhe thotë se ishte goditja që e ndryshoi atë.

Një ndryshim në orientimin seksual pas një goditje është një çështje e diskutueshme që mund të bëhet nga mjekët që merren me studime shkencore në këtë lloj fushe

KOMENTE