Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Socialistët: Ligji për dëmshpërblimin duhet të futet në komisionin e ligjeve
English

Socialistët: Ligji për dëmshpërblimin duhet të futet në komisionin e ligjeve

Në komisionin e ligjeve përsëri tema e debatit ka qënë greva e ish të përndjekurve politikë që sot futet në ditën e 18-të.

Socialistët, përmes deputetit Fatmir Xhafaj kanë kërkuar që të futet në axhentën e komisionit për diskutim të menjëhershëm ligji për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë.

Fatmir Xhafaj ka thënë se ligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve nuk ka hyrë akoma në parlament, ndërkohë që në komision, sipas tij ka ardhur që në muajin janar.
Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i drejtësisë Eduart Halimi nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve.
Ndërsa greva vazhdon, debati në komision po ashtu, Gjergj Ndrecaj që tentoi të vetëdigjej ditën e djeshme, ndodhet në spital në terapi intesive.

KOMENTE