English

Policia rrethon çadrën e grevistëve. Nuk lejon asnjë të afrohet (VIDEO)

Duke marrë shkas dhe nga incidenti i fundit që ndodhi me grevistin Lirak Beko, i cili tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë si dhe nga pohimet e shumta që grevistët bëjnë se do të digjen të gjallë brenda çadrave, ka bërë që policia të rrthojë çadrën ku janë ngujuar grevistët.

Policia nuk lejon askënd të afrohet, madje ka kontrolluar për çdo gjë që mund të rrezikojë jetën e tyre pasi mund të përdoret nga grevistët ashtu si shishet me benzinë.

Ndërkohë pranë ambjenteve të grevës kanë nisur të qarkullojë edhe më shumë zërat se në orët në vazhdim mund të ketë një ndërhyrje të policisë për të mbyllur grevën.

Gjatë mbrëmjes ish-të përndjekurit shprehën shqetësimin se gjatë natës mund të ketë një ndërhyrje të uniformave blu për t’i larguar ata nga mjediset ku janë ngujuar.

“Po tentojnë të nxjerrin jashtë grevistët. I bëj thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga presionet dhe nga deklaratat se greva është politike. Kjo është një grevë ekonomike, këta njerëz e mbajtën 20 vjet në pushtet Berishën”, deklaroi kreu i Shoqatës së të Burgosurve politikë, Skënder Tufa.

Ndërkohë grevistët kanë vendosur për të mos pranuar politikanë në çadër, pasi sipas tyre grevës po i jepen ngjyra politike.
1409
1410

KOMENTE