Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Program për Zhvillimin e Lidershipit. Nënshkruhet memorandumi Shqipëri-AADF
English

Program për Zhvillimin e Lidershipit. Nënshkruhet memorandumi Shqipëri-AADF

Në mjediset e Kryeministrisë, dje është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili shënon fillimin e zbatimit të një Programi për zhvillimin e lidershipit. Ky program synon t’u ofrojë profesionistëve të rinj shqiptarë mundësinë për të krijuar përvoja konkrete në nivelet më të larta të drejtimit në sektorin e administratës publike.
Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), zoti Michael Granoff, bënë për të pranishmit një prezantim të Programit të ri të bashkëpunimit, i cili synon të krijojë mundësi të reja për rritje kapacitetesh nëpërmjet përvojave konkrete, afat-gjata të trajnimit në sektorin publik në Shqipëri.
Kryeministri u shpreh se programi përmban në vetvete një investim të rëndësishëm në resurset më të çmuara, resurset njerëzore.
Duke falënderuar Kryetarin e Bordit të Fondacionit, zotin Michael Granoff dhe të gjithë anëtarët e bordit që bënë të mundur fillimin e këtij programi, Kryeministri shprehu bindjen se programi do të ketë një impakt shumë pozitiv në përpjekjet e Shqipërisë për konsolidimin e një administrate të aftë, për evidentimin e një lidershipi që do të çojë përpara interesat evropiane të vendit.

Koncepti i Programit për Zhvillimin e Lidershipit është bazuar në një nga programet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidershipin dhe administratën publike: Programi i Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program). Për rreth 50 vjet, Programi në Shtetet e Bashkuara ka shërbyer për identifikimin dhe promovimin e liderëve të së ardhmes, midis të cilëve edhe Kolin Pauell (Colin Powel) dhe Uesli Klark (Wesley Clark).
Programi synon të krijojë mundësi të reja për rritje kapacitetesh nëpërmjet përvojave konkrete, afat-gjata të trajnimit në sektorin publik në Shqipëri. Për kandidatët e shkëlqyer, të përzgjedhur nëpërmjet një procesi konkurrues dhe rigoroz, do të ofrohet mundësia per të punuar në stafet drejtuese të institucioneve qeveritare për një vit të plotë.
Gjatë këtij viti, pjesëmarrësit në program do të punojnë me kohë të plotë nën drejtimin e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe do të kenë mundësi të mësojnë për funksionimin e brendshëm dhe me jashtë të qeverisjes dhe për sfidat, me të cilat përballen instituionet qeveritare në punën e tyre. Me talentet dhe aftësitë e tyre pjesëmarrësit në program do të kenë mundësinë të kontribuojnë në veprimtaritë e institucioneve, ku do të punojnë gjatë vitit të programit.

Në vitin e parë të zbatimit, Programi për Zhvillimin e Lidershipit do të përzgjedhë deri në 5 individë për t’i vendosur në pozicione te larta qeveritare. Në vitet pasuese, Programi parashikon ta rrisë këtë numër deri në tetë pjesëmarrës çdo vit. Përvoja e punës për pjesëmarrësit do të pasurohet me një komponent edukimi, tek i cili tema të tilla si integrimi Evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme dhe lidershipi do të trajtohen nëpërmjet një serie seminaresh dhe veprimtarish ndërvepruese.
AADF do të administrojë Programin në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit.

AADF do të formojë një komision të posaçëm, i cili do të analizojë aplikimet dhe do të përzgjedhë kandidatët më të kualifikuar për t’u përfshirë në program. Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe shumë konkurrues. Thirrja për aplikimet e para pritet të shpallet në pranverën e vitit 2013.

KOMENTE