Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deutsche Welle” ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i të vërtetës, shprehet Hoxhaj
English

"Deutsche Welle” ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i të vërtetës, shprehet Hoxhaj

"Deutsche Welle” ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i të vërtetës.

Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimit të pritjes së djeshme të ekipit të transmetuesit ndërkombëtar gjerman “Deutsche Welle”.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka vlerësuar rolin e fuqishëm që “Deutsche Welle” që ka luajtur për informimin e qytetarëve të Kosovës, sidomos gjatë periudhës së luftës, me transmetimet e saj,

Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar rolin e “Deutsche Welle” për emancipimin dhe përhapjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së hapur në rajonin tonë.

“Deutsche Welle” ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri i të vërtetës dhe i informimit të drejtë për qytetarët e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, theksoi Hoxhaj.

Christian Gramsch, drejtor i programit në “Deutsche Welle”, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Verica Spasovska, Vilma Filaj-Ballvora e Bekim Shehu, e ka njoftuar Ministrin Hoxhaj për punën e transmetuesit ndërkombëtar gjerman, duke shpalosur edhe projektet për të ardhmen të “Deutsche Welle”.

KOMENTE