Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inspektori i tatimeve dhe një ekonomist arrestohen nga policia
English

Inspektori i tatimeve dhe një ekonomist arrestohen nga policia

Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task Forcë pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme, është finalizuar operacioni “Amnistia“, në kuadër të të cilit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Hysen Qani Çibuku, vjeç 55, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në njësinë e tatim paguesve të mëdhenj (VIP) pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

- Erlind Ilirjan Idrizaj, vjeç 24, banues në Fier, i punësuar ekonomist pranë një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë kërkuar përfaqësuesit të një biznesi shumën prej 30 milionë lekësh (të vjetra), për të mundësuar faljen e një gjobe të vënë ndaj tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Konkludimi me sukses i këtij operacioni është bërë i mundur pas një hetimi intensiv, të shtrirë në një hark kohor prej mbi 5 muajsh, të strukturave të Sektorit kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore task-forcë.

Operacioni për kapjen e këtyre dy shtetasve është finalizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit rreth orës 14.45’ të ditës së sotme në qytetin e Tiranës.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

KOMENTE