Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 shqiptarë do të kryesojnë në këshillat komunale në Belgjikë. Suksese
English

5 shqiptarë do të kryesojnë në këshillat komunale në Belgjikë. Suksese

. Nermine Kumanova ( PS) fitoi 1151 vota në Namur
. Burim Demiri FDF Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota
. Amet Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota
. Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota
. Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota.

Zgjedhja e këtyre 5 këshilltarëve shqiptarë, në 5 komunat belge është sukses në vete që shpreh shkallën e lartë të integrimit të komunitetit shqiptar. Të gjithë fituesit janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Fushata e ekipit Burim Demirit në Schaerbeek, dha suksese dhe është shpresëdhënëse meqenëse në Skarbek jetojnë 3- 4 mijë shqiptarë dhe aty janë: FC Kosova, Busti i Skënderbeut, shumë klube të shqiptarëve, dy xhamia shqiptare, librari, dy mjeke shqiptare, dy agjenci udhëtimi etj.

Laurette Onkelinx ministre e shëndetit në qeverinë federale belge, ishte në një tubim zgjedhor me komunitetin shqiptar në Skarbek, ku i porositi shqiptarët që të integrohen mirë në shoqërinë belge, por edhe mos t'i harrojnë rrënjët e veta, pra mos ta harrojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet, origjinën e tyre.

Fituesit e zgjedhjeve : Burim Demiri, (Schaerbeek) (ka mbaruar shkollën e mesme superiore) dhe Nermine Kumanova, Namur, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik),të dy Burimi dhe Nerminja e kanë origjinën nga Kumanova, Amet Gjanaj, Molenbeek, ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe e ka origjinën nga Kukësi dhe Fatmir Limani( profesor artistik) nga Shqipëria. Dhe fituesi i fundit Lulzim Mustafa e ka mbaruar shkollën e mesme dhe e ka restoranin e vet në qytetin Huy, Lulzimi e ka origjinën nga Presheva. Të gjithë fituesit janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë.

Dhe në fund fare shpresojmë se nga këto zgjedhje komuniteti shqiptar në Belgjikë do nxjerrë mësime në mënyrë që në zgjedhjet regjionale të vitit 2014 të fitojë një apo dy deputetë në parlamentin e Ra Brukselit apo Walonisë. Komunitetet tjera: italianët, turqit, marokanët, kongolezët tashmë kanë deputetë regjionalë, federalë, bile edhe ministra por edhe kryeministri belg Elio Di Rupo, ka origjinë italiane.

KOMENTE