Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit. Jo më ekspertë ekonomie, por Administratorë të Falimentit
English

Agjencia e Mbikqyrjes së Falimentit. Jo më ekspertë ekonomie, por Administratorë të Falimentit

Nuk do të ketë më ekspertë ekonomie që do të merren nga gjykatat apo bizneset për çështjet e falimentimit por Administratorë të Falimentit. 17 të tillë morën sot prej ministrit Halimi licencën për ushtrimin e aktivitetit .
Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e rastit, Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi e konsideroi Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit si instituti më i ri i sistemit te drejtësisë, e cila do te beje të mundur që proceset gjyqësore ne rastet e falimentimit të ecin shumë me shpejt .

“ Ne kemi vendosur që nëpërmjet krijimit të një Autoriteti Mbikëqyrjes të Falimentit, t’u japim qëndrueshmëri dhe të garantojmë investitorët jo vetëm në çastin kur ata hapin një biznes por edhe kur vendosin ta mbyllin atë.

Investitorët e huaj apo shqiptare, duhet te jene te sigurt dhe mbrojtur, se kane te gjitha lehtësitë për te hapur një biznes me shpejt se kudo tjetër ne rajon, por po ashtu ata duhet te jene te sigurt se ne momentin kur do te duan te falimentojnë kompaninë, apo mbyllin, zgjidhin marrëdhënien me ortaket, procedurat duhet te jene po ashtu te shpejta.

Kjo është një reforme qe shkon ne favor te klimës ndaj biznesit, dhe nëpërmjet saj synohet qe te marrin fund procedurat e tej zgjatura të falimentit në gjykata.”- theksoi Ministri Halimi në fjalën e tij.


Krijimi i Agjencisë dhe ekipi i administratoreve të falimentit do te jene një institucion i rëndësishëm ne pastrimin e kompanive fantazmë të cilat figurojnë te regjistruara, problematikë kjo e mbartur në vite që prej vitit 1999.

Deri sot funksionet e administratorëve të falimentit realizoheshin nga ekonomistë apo ekspertët kontabël. Nga sot, te vetmit qe do te kryejnë funksionet e administratoreve te falimentit do te jene17 administratore te cilët janë trajnuar dhe kaluan me sukses procesin e licencimit.

Në fund të fjalës së tij Ministri falënderoi drejtoreshën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit zj.Çiljeta Prifti për punën e shkëlqyer dhe të palodhur si partneret ndërkombëtarë, IFC, EURALIUS, GIZ , përfaqësuesit e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Ekonomikut të cilët asistuan dhe mbështetën krijimin e Agjencisë e Mbikëqyrjes së Falimentit.

KOMENTE