Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: mbrojtja e pronësisë intelektuale, në qendër të vëmendjes
English

Berisha: mbrojtja e pronësisë intelektuale, në qendër të vëmendjes

Kryeministri Berisha priti një delegacion të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj z. Francis Gurry. Kjo organizatë është një agjenci e Kombeve të Bashkuara dedikuar patentave, shpikjeve, të drejtës së autorit, markave industriale, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, z. Francis Gurry, pasi falënderoi Kryeministrin për mikpritjen, u shpreh se ndihej i privilegjuar që iu dha mundësia të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, pas emërimit të tij dhe, të ketë mundësi të shohë zhvillimet shumë pozitive dhe arritjet e këtij vendi. Ai vuri në dukje se bashkëpunimi i zyrës që përfaqëson, me Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe me qeverinë shqiptare, ka qenë gjithmonë shumë i frytshëm dhe bashkëpunues. Kjo vizitë synon të thellojë më tej këtë bashkëpunim dhe të vjelë rezultate të tjera pozitive.

Kryeministri e falënderoi zotin Francis Gurry për këtë vizitë dhe theksoi edhe njëherë faktin se për qeverinë e tij, pronësia intelektuale është një fushë shumë e rëndësishme që ka një rol të madh në zhvillimin e gjithanshëm të vendit, sidomos në rrafshin ekonomik e shoqëror. Kjo është një fushë shumë e ndjeshme, të cilën qeveria shqiptare e ka trajtuar me kujdes e vëmendje të veçantë, duke draftuar e aprovuar ligje që synojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e cila prek shumë njerëz e grupe të caktuara shoqërore, si dhe zhvillimet e shpejta demokratike ekonomike.

Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, z. Francis Gurry e përgëzoi Kryeministrin për kuadrin ligjor të ndërtuar nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, si dhe zbatimin e tij. Ai shprehu komplimentet për strategjinë e qeverisë shqiptare në lidhje me pronësinë intelektuale 2010-2015, duke theksuar se kjo strategji adreson mekanizmat e duhur për të ndihmuar zhvillimin e vendit, për të mbështetur inovacionin, krijueshmërinë dhe inkurajon sipërmarrësit dhe të talentuarit për të bërë realitet idetë e tyre dhe për t’i mbrojtur ato.

Kryeministri Berisha theksoi se qeveria ka inkurajuar dhe do të inkurajojë inovacionin, sipërmarrjen dhe krijimtarinë, duke garantuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e tyre, si elementë të rëndësishëm që i nxisin dhe i çojnë përpara këto pronësi intelektuale shumë të vyera. Bashkëpunimi i qeverisë sime dhe i drejtorisë përkatëse me WIPO-n është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ka një rol të veçantë në nxitjen dhe mbrojtjen e faktorëve që çojnë përpara zhvillimet demokratike dhe parandalon praktikat jo korrekte dhe jo ligjore që shfaqen jo rrallë.

Drejtori i Përgjithshëm i WIPO, z. Francis Gurry theksoi se kjo është një çështje delikate dhe e vështirë për t’u adresuar në mbarë botën, sepse pronësia intelektuale, duke qenë abstrakte, mbart me vete një sërë problemesh në të kuptuar e respektuar, prandaj qëllimi i organizatës është të mbështesë të gjitha ato zhvillime të lidhura me revolucionin dixhital, demokratizimin e njohurive që mundësojnë të ushtruarit e të drejtave të kësaj pronësie dhe mbrojtjes së saj. Ai tha se Shqipëria shquhet dhe përgëzohet për arritjet e saj në vitet e fundit, në mbështetjen dhe përhapjen e inovacionit në procesin e edukimit dhe arsimimit. Këto arritje duhen zhvilluar më tej, me të njëjtat ritme dhe përkushtimin e deritanishëm.

Kryeministri Berisha nënvizoi se njohja dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale kalon në një proces të gjatë dhe të vështirë, por ky proces është mbajtur dhe do të mbahet në qendër të vëmendjes së qeverisë së tij, nëpërmjet ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Patentave dhe Markave, si dhe hallkave të tjera mbështetëse të qeverisë. Kryeministri ekspozoi strategjinë dhe reformat e qeverisë së tij në fushën e bujqësisë, me qenë se kjo fushë është për momentin në qendër të vëmendjes së kësaj organizate për sa i përket markave dhe brand-it të produkteve të saj që eksportohen. Bashkëpunimi në këtë drejtim, theksoi Kryeministri, do të sjellë fryte të prekshme, jo vetëm për faktin se 46 për qind e popullsisë shqiptare jeton në fshat, por edhe sepse ky sektor ofron kapacitete të mëdha në shumë drejtime si; në pemëtari, drurë arrorë e frutorë. Gjithashtu, ka edhe një kontribut të konsiderueshëm në GDP, nëpërmjet industrive krijuese. Mbështetja e dhënë nga organizata juaj ka fryte të dukshme, vijoi Kryeministri, të cilat duhen shumëfishuar në të ardhmen, falë thellimit të bashkëpunimit.

KOMENTE